DYLON

Bursaspor ndihmon në investimin e ndërtimit të stadiumit ndihmës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka pritur sot në një takim nënkryetarin e klubit turk Bursaspor, Ayhan Barisici me të cilin ka biseduar rreth nënshkrimit të marrëveshjes së sotme të mirëkuptimit mes KF Drita dhe Bursaspor.

Nënkryetari i Bursasportit, poashtu e njoftoi kryesuesen Bunjaku Rexhepi për investimin që ata do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunën e Yildeirim për ndërtimin e stadiumit të futbollit në dimensionet 90 me 70 metra, i cili do të shfrytëzohet për stërvitje të klubeve gjilanase.

EkoHigjiena

Kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, e ka falënderuar në emër të kryetarit Haziri z. Barisici për investimet e klubit Bursaspor në Gjilan, duke thënë se ndërtimi i këtij stadiumi do të jetë një ndihmesë e madhe për klubet gjilanase.

“Në emër të kryetarit Haziri ju falënderoj shumë për ndrihmën tuaj për ndërtimin e këtij stadiumit ndihmës. Ne jemi shumë mirënjohës ndaj klubit Bursaspor pasi me këtë investim do të bëhet shumë më e lehtë puna për klubet në Gjilan. Ne si Komunë do ta përcaktojmë lokacionin dhe do t’i kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme gjatë ditëve në vazhdim. Shpresoj shumë që bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka thënë zonja Bunjaku Rexhepi. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.