DYLON

Bursa e Turqisë ndihmon shkollat e Gjilanit me mjete teknike

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me kryetarin e Shoqatës Kulturore” Kosova Shkupi”, Rexhep Gyndyz, sot u ka shpërndarë drejtorëve të institucioneve edukative arsimore të Komunës së Gjilanit, mjete teknike, 456 projektorë, 4 tabela interaktive, perde të projektorëve si donacion i dhuruar nga Drejtoria e Arsimit të Bursës së Turqisë.

“Në emër të kryetarit Haziri dhe Drejtorisë së Arsimit të Gjilanit shpreh falënderim të madh për bashkëpunimin e sinqertë mes dy drejtorive të arsimit dhe për donacionin e dhuruar për shkollat e komunës së Gjilanit”, ka thënë me këtë rast drejtori i DKA-së, Nazmi Musa.

EkoHigjiena

Ai tha se ky donacion i dhuruar është premtuar nga vizitat e përbashkëta në mes dy drejtorive, Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Gjilanit dhe Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Bursës. ​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.