/2L ONLINE/ – Një qytetare me nënshtetësi finlandeze kishte lajmëruar në polici se ishte grabitur nga dy persona, por pas hetimeve të mëpastajme të policisë doli dyshimi se ajo të ketë inskenuar këtë grabitje dhe të ketë lajmërim të rremë në polici. P oashtu doli që edhe burri i saj të jetë i përzier në ktë çështje dhe tani burrë e grua janë ndalur nga policia me urdhër të prokurorit i cili po merret me rastin.
Për të sqaruar rastin në fjalë, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka rikujtuar se me 09 prill rreth orës: 14:15 në Stacionin Policor në Gjilan kishte shkuar ankuesja A. P. e lindur (1993) me nënshtetësi Finlandeze, e cila kishte raportuar se me 07.04.2015 rreth orës: 21:00 në lagjen “Arbëria” në Gjilan, derisa ishte duke lëvizur në një hapësirë të errtë i kishin dalë në rrugë dy persona befasisht, me ç`rast i kishin marrë me forcë nga duart çantën në brendi të së cilës kishte:
• Një Llaptop të llojit Macbook Pro Retina13 me vlerë prej 1500€ dhe
• Një telefon Ifone 6 plus Golg 64 GB me vlerë prej 1000€.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se rasti nuk është paraqitur në polici natën kritike, por është paraqitur dy ditë më vonë. Ankuesja është intervistuar dhe është kompletuar rasti si “Grabitje”.
‘Pas një pune operative hetimore mirë të organizuar, Policia e Kosovës, njësitet hetuese nga stacioni Policor në Gjilan, me 14 prill kanë ftuar ne intervistë ankuesen tani në cilësi si të dyshimtë në lidhje me rastin, dhe gjatë intervistimit kemi kuptuar se bëhet fjalë për një lajmërim të rrejshëm dhe inskenim të veprës si “Grabitje” kinse, ku si pjesëmarrës i kësaj vepre ishte edhe bashkëshorti i saj F. A.”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, në prezencën e mbrojtësve të tyre, tani dy të dyshuarit janë intervistuar, ku janë gjet dëshmi të qëndrueshme, se rasti ka qenë inskenim dhe në as një rrethanë nuk ka pas të bëjë me “Grabitje’, dhe rasti riklasifikohet nga prokurori si vepër penale “Lajmërim apo Kallëzim i Rremë”.
Me urdhër te Prokurorit të shtetit ndalohen dy të dyshimtit burrë dhe grua F. A. dhe A. P. Në Qendrën e ndalimit për 48 Orë.
Rasti procedohet në Prokurori , ndërkohë që nuk bëhet e ditur se pse të dyshuarit inskenuan grabitjen. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/