DYLON

Burhan Isufi, zgjidhet Kryetar i Rinisë të PDK, në Gjilan

Burhan Isufi,
Avatar photo Redaksia

Rinia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në takimin e mbajtur të kryesisë, zgjodhi udhëheqjen e re të saj, me kryetar Burhan Isufi, agronom, si dhe pozitat tjera drejtuese, nënkryetarë dhe sekretarë të RDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës, edhe me këtë konsolidim të Rinisë në Gjilan, po fuqizohet çdo ditë e më shumë duke tërheq pas vete potencialin e madh e kreativ të energjive të reja, që ka komuna e Gjilanit, thonë drejtues të kësaj partie.

“Është kjo edhe një dëshmi se Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, me rininë e saj, me Gruan Demokratike dhe strukturat tjera të Degës, po i ofron Gjilanit atë që po i mungon tash e tri vite – lidership të përgatitur e të përgjegjshëm për sfidat që e presin në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj, për qytetarët e Gjilanit”, ka thënë në fjalën e tij, kryetari Degës Zenun Pajaziti.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari i posa zgjedhur i RDK-së, z. Burhan Isufi, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi kryesinë për besimin e dhënë, duke i siguruar se përveç një përgjegjësie më të madhe, do të jetë i barabartë me ta, si bartës të proceseve të zhvillimit të PDK-së në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.