Burbuqe Leka është rizgjedhur Kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës
Grupi i Grave i Komunës së Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës për zgjedhjen e kryesueses së këtij grupi.
Në këtë takim, Burbuqe Leka është rizgjedhur kryesuese edhe për një mandat të ri.
Me këtë rast kryesuesja Leka ka shprehur mirënjohjen e saj për besimin e dhënë.
“Me shumë mirënjohje dhe përgjegjësi, pas një pune të jashtëzakonshme së bashku me Grupin e Grave, u rizgjodha Kryesuese e Grupit të Grave të komunës sonë. Faleminderit nga zemra secilës prej jush për besimin, votën dhe mbështetjen. Ky vlerësim është motivim për të vazhduar edhe më fuqishëm angazhimin tonë për fuqizimin e grave dhe vajzave në çdo fushë”, ka thënë ajo.
Njëkohësisht, u zgjodhën edhe anëtaret e Kryesisë, të cilave, Leka u uroi suksese dhe i falënderoi për gatishmërinë për bashkëpunim.
“Së bashku do të vazhdojmë me përkushtim, unitet dhe energji pozitive për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta”, ka thënë Burbuqe Leka.
Gjithashtu falënderim i veçantë iu drejtua përfaqësuesit të OSBE-së, Faruk Dërmaku, për prezencën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave të Grupit të Grave. /2LONLINE/
