Buqeta lulesh pranë lapidarit së Dëshmorit të Kombit Rafet Isufi
“Në përvjetorin e 27-të të rënies së Dëshmorit të Kombit, Rafet Isufi, bashkë me familjarë dhe Kryetarin e OVL të UÇK-së Milaim Limoni dhe Kryetarin e Aleancës, Labinot Skovërçani, vendosëm buqeta lulesh pranë lapidarit në Koretin, për të kujtuar angazhimin e tij si një nga luftëtarët më të përkushtuar të Brigadës 172 ,,Isa Kastrati’’ të ZO të Karadakut”, ka thënë Ish-komandanti UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.
Ai ka shtuar se tradita familjare përmes frymëzimit me idealin kombëtar, të përcjellë nga veprimtarët dhe ideologët si Kadri Zeka, Nuhi Berisha, Ismet Isufi, etj, bënë që të forcohet karakteri prej luftëtari të vendosur, deri në çlirimin e atdheut.
“Nipi, Rafeti i ri, rritet e edukohet në liri bashkë me moshatarët e tij, falë përkushtimit e sakrificës së gjyshit të tij e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme, Dëshmorit të Kombit, Rafet Isufi”, ka thënë Ahmet Isufi, ish-komandanti UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut. /2LONLINE/
