Bunjaku-Rexhepi: Turp për Vetëvendosjen!
/2L ONLINE/ – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reagur sot pas aksionit të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, ku kanë shpuar gomat e veturës së saj zyrtare dhe vetura të tjera.
Në reagim thuhet:
“Është turp për Lëvizjen Vetëvendosje në Gjilan, të cilët sot kanë shpuar gomat e veturës sime zyrtare dhe veturat tjera, të cilat janë pronë e qytetarëve të Gjilanit sepse janë blerë me taksat e tyre.
Pas këtyre aksioneve të “Vetëvendosjes”, qytetarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë logjikën e tyre të dhunës sepse është jodemokratike dhe kundër ligjeve në fuqi që të futen në parkingje zyrtare, në orar të punës dhe të dëmtojnë veturat zyrtare.
Me këtë akt, ata tregojnë se si dëmtohet prona publike e jo si ruhet ajo. Kërkoj që të hiqni dorë prej këtyre praktikave të dhunshme dhe të përdorni metodat demokratike në reagimet tuaja”, thuhet në reagimin e kryesueses Valentina Bunjaku-Rexhepi. /2L ONLINE/
