DYLON

Bunjaku-Rexhepi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë një zë unik në Kosovë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kërkuar nga drejtuesit e Lëvizjes “Vatra” që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë unikë në kërkesat e tyre për institucionet e Kosovës, ndërkohë që ka premtuar bashkëpunim të plotë të institucioneve komunale, me përfaqësuesit e këtij subjekti politik.

Gjatë një pritje për kryetaren e re të Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani dhe delegacionin e saj, Bunjaku – Rexhepi ka thënë se Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e fundit, ka miratuar një kërkesë të këtij subjekti, të cilën e ka prezantuar Sejdullah Kadriu, si përfaqësues i zgjedhur i qytetarëve të Luginës së Preshevës në vendimmarrjen e këtushme komunale, për t`i rekomanduar qeverisë së Kosovës krijimin e lehtësirave për pajisje me dokumente personale për banorët e zhvendosur nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

EkoHigjiena

“Përkrahja jonë si institucione komunale nuk do të mungojë asnjëherë, brenda kufijve ligjorë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, duke i këshilluar grupimet politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilat veprojnë në Kosovë, që të jenë bashkë në kërkesat e tyre të arsyeshme.

Duke nënvizuar angazhimin e Komunës së Gjilanit në përkrahje të Luginës së Preshevës, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se këtu është hapur Zyra Ndërlidhëse si dhe është themeluar Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar. Kurse në Kuvendin Komunal, Lëvizja “Vatra” përfaqësohet me një anërtar.

Ajo është shprehur e kënaqur që Lëvizja “Vatra” i është besuar një femre, për ta udhëhequr, duke thënë se nuk ka dyshim që Gentina Shabani do ta arsyetojë këtë besim të banorëve të Luginës së Preshevës.

Ndërkaq, Gentiana Shabani, e cila vizitën e parë si kryetare e “Vatrës” e ka bërë pikërisht në Kuvendin Komunal të Gjilanit, të cilin e udhëheq Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se pret që bashkëpunuimi i mirë me autoritetet e këtushme komunale, të vazhdojë edhe në të ardhmen. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.