DYLON

Bunjaku – Rexhepi priti në takim fëmijët me sindromin Down

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka pritur në një takim Qendrën e Kujdesit Ditor të Fëmijëve “Pema”, fëmijët me sindromin Down, me prindërit e tyre dhe me mësueset, nga i cili takim janë zotuar dy palët për bashkëpunim të mëtutjeshëm për të mirën e fëmijëve me këtë nevojë të veçantë.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendit, zonja Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se bashkëpunimi dhe mbështetja e Komunës së Gjilanit do të vazhdojë edhe më tutje, sepse të gjithë jemi prindër dhe e dimë mirë se çka do të thotë mbështetja për fëmijët në përgjithësi e në veçanti për fëmijët me këtë sindromë. Bashkëpunimi siç ka thënë ajo, i nisur më parë, do të vazhdoj edhe më tutje sepse ky është interes i të gjithë neve.

EkoHigjiena

Ndërsa, në emër të qendrës Klevis Vasjari, ka thënë se janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me Komunën, por edhe me fëmijët dhe sjelljet e tyre aktive që kanë në këtë qendër. Ajo poashtu tha se kjo qendër ka numër përditë e më të shtuar të tyre dhe se janë të vendosur që angazhimi i tyre është në funksion të asaj që fëmijëve t’u mundësojë një rehabilitim dhe socializim me moshatarët e tyre.  

Edhe nënat e fëmijëve prezentë kanë shprehur fjalë mirënjohjeje për trajtimin që bëhet në këtë qendër si dhe angazhimin e palodhur të mësueseve. Ato kanë thënë se kjo qendër është një mundësi e mirë për t’i edukuar fëmijët e tyre dhe për t’i kyçur ata në aktivitete të ndryshme që ndikojnë në socializmin e tyre me bashkë moshatarët e tyre. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.