DYLON

Bunjaku Rexhepi: Për dy vite, Kuvendi i Gjilanit nuk ka bërë asnjë shpenzim të panevojshëm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe në bashkëpunim me organizatën “Demos”, asambleistët e Kuvendit Komunal Gjilanit, përfshirë ata të pozitës dhe opozitës, po qëndrojnë në një trajnim në Bogë, ku po diskutohet kryesisht për hartimin e buxhetit komunal.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, njëherit kryesuese e Asociacionit të Komunave, ka thënë se Komuna e Gjilanit po i kursen në maksimum taksat e qytetarëve, duke u thirrë në dietën buxhetore që është vendosur nga kryetari Haziri.

EkoHigjiena

“Në këtë trajnim po bisedohet për ndarjen e buxhetit, për rolin mbikëqyrës të legjislativit në ekzekutiv. Përgjithësisht, kuvendet e komunave e shpenzojnë buxhetin në mënyrë jo të drejtë, derisa ne si Kuvend i Gjilanit nuk kemi bërë shpenzime të panevojshme fare. Ato mjete që i kemi kursyer, i kemi dedikuar në investime që i kanë sjellur të mira qytetarëve”, u shpreh kryesuesja Bunjaku Rexhepi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.