/2L ONLINE/ – Kërkesa e Sahit Abazit, shefit të grupit të Këshilltarëve të PDK-së, për ta rikthyer në diskutim çështjen e kredisë për rehabilitim të ujërave të zeza, ka hasur si “sharra në gozhdë”, pasi i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila ka thënë se për këtë çështje veç është marrë vendimi në seancën e kaluar dhe nuk mundet kujt t‘i teket me i rikthye çështjet sërish në Kuvend. Ajo tha se nuk mundet veç pse do dikush me i rikthye çështjet në kuvend andaj kjo çështje ka përfunduar. Për më tepër, ajo i tha Abazit, se pikërisht kur është votuar kjo çështje, ai vet ka munguar, duke kërkuar kështu nga të gjithë që të qëndrojnë deri në fund në seanca. /2L ONLINE/