DYLON

Bunjaku-Rexhepi kërkon nga kryeministri rritjen e mëditjeve për asambleistët

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nën organizimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OSBE-së, është mbajtur sot mbledhja e radhës i Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve Komunale të Kosovës, nën kryesimin Valentina Bunjaku-Rexhepit.

Në këtë mbledhje, është diskutuar për punën e Kuvendeve Komunale në mbarë Kosovën, ku disa Komuna kanë marrë vërejtje pasi aktet e nxjerra nga Kuvendi nuk janë të publikuar në uebfaqen zyrtare të Komunave përkatëse, ndërsa Gjilani mori lëvdata në mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit në të gjitha aspektet. Edhe sa i përket transparencës, Komuna e Gjilanit është vlerësuar në nivelin më të lartë.

EkoHigjiena

Kryesuesja e Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve Komunale të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, në emër të të gjithë asambleistëve të Kosovës, ka kërkuar rritjen e mëditjes së këshilltarëve në nivel të Kosovës, me arsyetimin se rritja prej 25 për qind e pagave duhet të vlejë edhe për ambleistët.

“Është shumë e arsyeshme rritja e mëditjes sepse nëse e duam një Kuvend më efektiv duhet të stimulohen asambleistët. Ndërsa, e theksoj faktin se raporti mes kryetarit dhe kryesuesit është në nivel të duhur, prandaj edhe punët kanë shkuar mire në Komunën e Gjilanit. E falënderoj zyrën ligjore dhe sekretarinë e Kuvendit për punën dhe angazhimin madh që kanë treguar në këtë fazë”, ka thënë zonja Bunjaku-Rexhepi.

Ndryshe, para dy ditësh kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, i ka dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Thaçi, me kërkesën për rritjen e mëditjes së alambleistëve, por deri tash nuk marrë përgjigje nga ana e tij. /2l Online/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.