DYLON

Bunjaku-Rexhepi: Gjilani qendër e kulturës falë përkushtimit të qeverisjes së kryetarit Haziri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e shkollës shkollës “Musa Zajmi” nga Gjilani, është mbajtur sot Festivali i katërt i Dramës në gjuhën angleze, në të cilin kanë marrë pjesë edhe nxënësit e shkollës fillore “Mazllum Këpuska” nga Komuna e Gjakovës dhe e shkollës fillore “Nënë Tereza” nga Komuna Rrëshen nga Shqipëria.

Me këtë rast, në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, të pranishmit në këtë shfaqje i ka përshëndetur kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila ka thënë se Gjilani po dëshmohet edhe nga nxënësit se është kryeqendër e kulturës.

EkoHigjiena

“Se Gjilani është kryeqendër e kulturës, kjo tashmë është dëshmuar disa herë, përmes organizimeve të shumta kulturore, e konkretisht shfaqjeve teatrale. Sot jemi ata që do të përcjellim dramën e përgatitur në gjuhën angleze nga nxënësit e tri shkollave, Gjilanit, Gjakova dhe Shqipëria. Kryetari Haziri me përkushtimin e veçantë që ka ndaj prioritetit të parë të qeverisjes – arsimin, po dëshmohet edhe me rezultate konkrete. Sot këta nxënës kanë treguar për shpirtin e tyre artistik dhe entuziazmin e madh që të dëshmohen me punë e suksese të arriturat në mësime”, ka thënë ajo, ndër të tjerash.

Ndryshe, në Gjilan kohë pas kohe me paraqitje të ndryshme, nxënësit e shkollave të ndryshme, disa herë kanë treguar se themelet bazë të punës dhe përkushtimit, i kanë të palëkundura, drejtë sukseseve si brenda ashtu edhe jashtë vendit në disa fusha. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.