(2L ONLINE) – Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit komunal të Gjilanit ka thënë se ky organ vendimmarrës që nga dita e parë e kësaj nomenklature ka funksionuar shume mirë. “Thënë të drejtën në punën tonë është vërejtë një doze e kënaqshme demokracie ku e drejta e diskutimit nuk është cenuar asnjë herë”, ka thënë ajo.
Bunjaku-Rexhepi tha se kanë bërë konsolidim të shpejt dhe kualitativ të të gjitha trupave të Kuvendit, duke përfshirë edhe zgjedhjen e saj në pozitën e Kryesueses dhe, siç thotë ajo, fal besimit të pjesës dërmuese të asamblistëve ajo është aty.
“Vlenë të theksohet se isha kandidatja e vetme e propozuar për kryesuese të Kuvendit të Komunës s[ Gjilanit, dhe atë konform Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Nr.30-L/040, neni 41 paragrafi 4 , edhe përkundër asaj së është hera e parë që jam pjesë e Asamblesë unë do të jem aty që të respektoj parimin e barazisë në mes të këshilltarëve, duke mos dalluar pozicionin pozitë-opozitë, me qellim që Kuvendi i Komunës të jetë vend ku dëgjohet zëri i qytetarëve dhe punohet me sinqeritetin më të lartë në zgjidhjen e problemeve të tyre”, ka thënë kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Ajo tha se çka është shumë me rëndësi, sot Kuvendi Komunal ka marrë tamam atë epitetin e institucionit kryesor ne Komunë, ai funksionon me të gjitha trupat si komitetet dhe komisionet e ndryshme dhe me këtë konsolidim po japin mesazhin se vërtetë Gjilani është qendër e demokracisë.
Ajo tha se në këto muaj qeverisje kanë demonstruar gatishmërinë e bashkëpunimit edhe me opozitën, janë të përfaqësuar ne çdo trup të kuvendit por edhe i`u është dhënë mundësia e diskutimeve edhe përtej masës që lejon rregullorja e punës së Kuvendit.
“Me punën tonë çdo ditë e me tepër jemi duke i dhënë rëndësi institucionit më të lartë legjislativ të komunës sonë, ne sot kemi bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha institucionet qendrore dhe ato ndërkombëtare, si dhe me shumë suksese jemi duke ecur në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta. Me një fjale Kuvendi i Komunës është duke reflektuar zërin e vërtetë të qytetarit të Gjilanit”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Ajo tha se si legjislativ lokal, misionin për të cilin u ka besuar qytetaret do ta realizojnë me çdo kusht, dhe puna e tyre do të kurorëzohet suksesshëm në bashkëpunim të shkëlqyer me Kryetarin e Komunës ëLutfi Haziri, i cili, siç thotë Bunjaku – Rexhepi, është duke bërë të pamundurën që edhe kjo pjesë e harruar e Anamoravës t’i gëzohet të mirave që meritojnë. /2l Online/