DYLON

Bunjaku-Rexhepi: Femrat në LDK kanë hapësirë të madhe veprimi

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka ftuar për herë të parë në takim anëtaret e reja, të cilat iu bashkuan LDK-së javë më parë dhe kanë hyrë në kryesi dhe komisione përkatëse të Degës.

Bunjaku Rexhepi iu uroi mirëseardhje zonjave që iu bashkuan LDK-së, ndërsa u tha se në këtë shtëpi ka vend për të gjitha femrat, të cilat në zgjedhjet e fundit ishin promotor i fitores plebishitare.

EkoHigjiena

Pikë e rendit të ditës ka qenë mobilizimi dhe koordinimi i aktiviteteve për zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen më 8 qershor.

Kryetarja e FG-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, njëherit kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, është shprehur se do të punojmë 24 orë për mbështetur fitoren e LDK-së, në krye me kryeministrin e ardhshëm Isa Mustafa.

“Forumi i Gruas i LDK-së në Gjilan është i hapur për të gjitha femrat gjilanase që dëshirojnë t’i bashkangjiten ndryshimit të madh pozitiv për Kosovën. Jam e sigurtë që edhe në këto zgjedhje do të punoni pa ndalur, për ta bërë fitoren edhe më të madhe, në krye me kryeministrin Isa Musatafa”, tha Bunjaku Rexhepi.

Anëtaret e reja, të cilat iu bashkuan LDK-së, e të cilat janë futur në kryesi të FG-së me votim, janë shprehur falënderuese për hapësirën e krijuar për veprim në parti, duke thënë se ky është shembulli më i mirë i funksionimit demokratik. /2l Online/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.