DYLON

Bunjaku – Rexhepi falënderon për angazhimin zyrtaren Drita Klaiqi e cila sot është pensionuar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka pritur në një takim falënderues dhe përshëndetës zyrtaren komunale, Drita Klaiqi, e cila sot është pensionuar pas 42 vjet pune në institucionet komunale.

Bunjaku – Rexhepi, e cila në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri e ka pritur në një takim zyrtaren Klaiqi, ka vlerësuar se deri më tani ishte dhe me këtë energji që ka do të jetë pjesë e angazhimeve edhe më tutje në fusha të ndryshme si në fushën e të drejtave të grave, barazisë gjinore dhe fusha të tjera që kanë nevojë ta kenë afër një zyrtare të tillë.

EkoHigjiena

“Ju do të jeni një nderë i institucioneve komunale që ta kenë afër angazhimeve një person siç jeni ju me këtë energji, kreativitet, organizim dhe këtë bagazh shumëvjeçar. Ishit përherë një përkrahje dhe motiv edhe për gratë e tjera dhe femrën në përgjithësi. Sot po përfundon vetëm angazhimi juaj i përditshëm zyrtar, por ju edhe më tutje do të jeni person që di përherë të bëjë gjëra tërheqëse në drejtim të avancimit dhe ngritjes së femrës por edhe barazisë gjinore”, tha kryesuesja Bunjaku – Rexhepi.

Ndërsa, Drita Klaiqi, tashmë e pensionuar, ka thënë se respekti është valuta më e madhe që mund t’i bëhet njeriut, por edhe njeriu duhet të ketë, pos tjerash, respektin më të madh në punë.

“Gjatë punës sime si zyrtare, kisha përherë mbështetjen, përkrahjen dhe besimin që të jem në detyra të caktuara. Komuna e Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri, por edhe gjithë zyrtarët komunalë që janë aktualisht dhe kanë kaluar, kishin një respekt të veçantë për mua. Sot ky respekt, për mua është valuta më e çmuar dhe më e madhja që mund të më bëhej nga njeriu. Kohë e gjatë janë 42 vjet në institucionet lokale. Isha udhëheqëse e buxhetit për shumë vite, inspektore në Shërbimet Publike dhe nga viti 2005 në zyrën për barazi gjinore. Edhe pse kohë e gjatë, kjo e kaluar në backgraund ka vetëm aspekte pozitive dhe momente të bukura”, tha ajo, duke apeluar që kushdo që është duke punuar në Komunë apo jashtë saj, ta respektoj vendin e punës dhe ta dëshmoj vërtetë me punë. /2L ONLINE/