/2L ONLINE/ – Forumi i Gruas i Degës së LDK-së, në Gjilan, sot ka mbajtur takim me kryesinë dhe përfaqësueset e nëndegëve. Takimi është drejtuar nga e para e F.G. të degës në Gjilan znj. Valentina Bunjaku – Rexhepi e cila njëherit është Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Para drejtueseve të degës së F.G-së dhe përfaqësueseve të nëndegëve, ka folur Kryetarja Bunjaku – Rexhepi, e cila ka prezentuar planin e punës dhe njëherit i ka njoftuar aktivistet me organizimet që priten të ndodhin gjatë këtij viti, ndërsa me theks të veçant ka folur lidhur me aktivitetet që F.G. do të bëjë në vigjilje të shënimit të festave si ajo e Pavarësisë po ashtu edhe për nderë të 8 marsit e ku pritet të ketë një mori aktivitetesh ne shënim të 7 marsit ditës së mësuesit dhe 8 marsit e njohur si dita e nënës.
Duke folur për zhvillimet brenda F.G. të LDK-së, znj. Bunjaku – Rexhepi, ka theksuar se ne si organizatë lidere e gruas, ç`do ditë e më shumë po arrijmë të dëshmohemi si avokate e plotë në përfaqësimin dhe avansimin e pozitës së gruas në shoqëri, andaj sot më shumë se kurrë kemi të drejtë edhe të festojm ngase femra po arrinë të ngritet si forcë e vërtetë në politikë bërje dhe në kudër të kësaj ne në ditën e nënës pra me 8 mars do të kemi një aderim të fuqishëm të femrave në LDK.
Ajo, ka theksuar se qeverisja jonë e drejtë e udhëhequr nga Kryetari Lutfi Haziri, ç`do ditë e më shumë po dëshmon edhe në teren se ne po arrijm që besimin qytetar ta kthejm me punë të mira dhe falë kësaj ne po dëshmohemi se dijm dhe mundemi që vendin tonë ta drejtojm në rrugën e zhvillimit andaj ne sot në plotëni shprehim mbështetje në realizimin e programit qeverisës që Gjilanin po e ngritë në qendër kombëtare të zhvillimeve të rëndësishme, ka përfunduar Kryetarja Bunjaku –Rexhepi. /2L ONLINE/