DYLON

Bunjaku-Rexhepi: Avansimi politik i gruas në Gjilan, meritë e kryetarit Haziri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në seminarin e organizuar nga organizata nacionale “Lobi për barazi gjinore” në Shqipëri, kanë marrë pjesë gratë përfaqësuese të 26 Komunave të Kosovës. Nga Gjilani kanë marrë pjesë kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuesja e Grupit Joformal të Gruas, Rina Ahmeti si dhe drejtoresha e OJQ “Psikoterapeutet ne Veprim” Sevdie Musliu. Gjilani shquhet në respektimin e të drejtave gjinore. Meritat për këtë, Bunjaku-Rexhepi i ka adresuar te kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Ky seminar kishte temë diskutimi “Kriteret të cilat duhet të plotësohen që Kosova, të antarësohet në BE”, ku të gjitha përfaqësueset nga Komunat e Kosovës kanë dhënë kontribut të çmuar me diskutimet e tyre gjatë këtij debati si dhe të arriturat në permisimin e pozitës së gruas në vendimmarrje.

EkoHigjiena

Me këtë rast ndër të tjerash kryesuesja e Kuvendit Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se të arriturat në Komunën e Gjilanit në këtë drejtim janë evidente në barazinë gjinore.

“Në Komunën e Gjilanit arriturat janë evidente në fushën e barazisë gjinore si dhe përfshirjen e mbi 500 zonjave gjilanase në rrjetin lobues, çka ka ngjallur interesimin e jashtëzakonshëm të përfaqësuesve të Komunave të Kosovës”, ka thënë ndër të tjerash Bunjaku-Rexhepi.

Ajo këto merita në avancimin e femrës, ia dedikoi angazhimit dhe mbështetjes së madhe të kryetarit të Komunes së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili sipas saj çdo herë prinë në përkrahje të nismave të mira që janë në interes të qytetarëve.

Ndryshe, organizatorët e Lobit për Barazi Gjinore, takimin e radhës vendosën që ta mbajnë në Gjilan, pasi që Komuna e Gjilanit, u vlersua më e suksesshmja në të arriturat e performancës së gruas, krahasuar me Komunat tjera të Kosovës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.