DYLON

Bunjaki publikon listën e futbollistëve të Kombëtares U21

Bunjaki publikon listën e futbollistëve të Kombëtares U21
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja U21 e Kosovës këtë muaj rikthehet në skenë, ku do të luajë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023.

Në të dyja ndeshjet, Dardanët e rinj, ballafaqohen me Slloveninë. Përballja e parë zhvillohet më 25 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00, derisa e dyta më 29 mars në Celje, në orën 15:00.

EkoHigjiena

Drejtori teknik dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së përzgjedhësit të Kombëtares U21, Albert Bunjaki për këto dy ndeshje ka ftuar 24 futbollistë, gjashtë prej të cilëve janë nga Superliga e Kosovës.

Përgatitjet e Kombëtares U21 fillojnë më 21 mars në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Aktualisht Kosova pas 5 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e pestë në Grupin G, me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara.  /FFK/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.