DYLON

Buljeviç nis në Prishtinë vizitën e parë jashtë Kroacisë: FSK e rëndësishme për ne

Avatar photo Redaksia

(E plotësuar) – Vizitën e parë zyrtare jashtë Republikës së Kroacisë, ministri i ri i Mbrojtjes në qeverinë kroate, sot e bëri në Prishtinë.Josip Buljeviç u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Buljeviç tha se kjo vizitë e tij e parë jashtë shtetit, tregon për rëndësinë që ka FSK për Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, të cilën ai e udhëheq. Buljeviç pas takimit me ministrin e FSK-së Haki Demolli tha se Kroacia do të vazhdoj ta përkrah Kosovën në të gjitha proceset dhe në integrimin e saj euroatlantik. Ndërsa tha se do të punojnë që raportet miqësore që kanë me Kosovën, t’i sjellin në nivel vëllazëror.

Buljeviç: Raportet t’i sjellim në nivel vëllazëror

EkoHigjiena

“Prej se jam vënë në detyrë të ministrit të Mbrojtjes, kjo është vizita ime e parë në një vend tjetër. Dhe kjo tregon shumë se çfarë rëndësie ka ministria e FSK-së, për ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë. Ambicia jonë është që edhe më tutje t’i fuqizojmë raportet tona. Do të japim përkrahjen sa më të madhe në të gjitha pr oceset dhe në integrimin euroatlantik. Së bashku ne të promovojmë idenë e demokracisë, stabilitetit dhe paqes. Do të ofrojmë përkrahjen tonë për Kosovën, në të gjitha përpjekjet ndërkombëtare. Do të vazhdojmë me bashkëpunimin tonë në shkollimin e personelit tuaj. Dhe me të vërtetë do të punojmë që raportet tona miqësore që i kemi t’i sjellim në nivel vëllazëror”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se si e sheh ai Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe rrugën e saj drejtë transformimit në Ushtri të Kosovës, Buljeviç tha se nuk do të mungoj përkrahja e vendit të tij as në këtë aspekt. Ai tha se Kroacia dëshiron që sa më shpejtë të bëhet ky transformim.

për më tepër shih në:
http://botasot.info/lajme/522567/buljevic-nis-ne-prishtine-viziten-e-pare-jashte-kroacise-fsk-e-rendesishme-per-ne/