DYLON

Buka në qeset e plastikës kancerogjene

Avatar photo Redaksia

​Iniciativa ”Ta pastrojmë Kosovën” shpreh shqetësimin për tregtimin e bukës në qese plastike. Sipas tyre, pothuajse të gjitha furrat e bukës në Kosovë dhe dyqanet të cilat tregtojnë bukë shitjen e tyre e bëjnë me qese plastike.

Sipas kësaj inciative, qesja plastike ka element kancerogjene dhe aq më tepër kur paketohet bukë e nxehtë ose e ngrohtë dhe në temperatura të larta dhe të papërshtatshme për higjienën hidrosanitare, kjo qese plastike në kontakt me bukën, e kthen bukën në produkt të kontaminuar ose në një produkt e cila e kthen bukën në produkt kancerogjen për konsumatorin.

EkoHigjiena

“ Janë një sërë elementësh përbërës të këtyre qeseve plastike që çlirohen nga avujt e bukës dhe një farë mënyre bëhet kontaminimi ose dhe rreziku i helmimit të bukës, kur pastaj më vonë transmetohet në shëndetin e konsumatorëve. Së shpejti do të fillojmë më një fushatë e cila ka për qëllim ndikimin tek institucionet përgjegjëse për nxjerrjen e një urdhërese administrative e cila do të oblikojë të gjitha furrat dhe dyqanet në të cilat shitet buka që të ndalohet përdorimi i qeseve plastike dhe buka të shitet në qese prej letre”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesëshëm dhe të e refuzojnë bukën me qese plastike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.