Femi HALIMI
LLAFE ME KAFE
Llafe me kafe këtë vjeshtë para Sh’Mitrit kur pritet bora e parë dhe dimri. Të vjetrit na mësuan se dimri nisë me Sh’Mitër e del me Shëngjergj. Më dhjetë nëntor ditën e cekur fryn një erë e fortë që hedh dushkun përfundimisht nga degët e drunjëve, për të fryrë kështu fort njësoj më dhjetë prill pas dimrit e për të nxjerrë dushkun e ri.
Llafe kështu me kafe po bëjmë me shokë e miq, me biseda të këndshme për punët tona që duhet ti këqyrim vetë e ti drejtojmë, e mos të presim të tjerët të na drejtojnë. Këtu e këndej desha të dal, -desha të dalë një ane tjetër e të shohim ku jemi, më ndryshe e më kjartë, sepse në mjegull nuk ka horizonte dhe në krisma britmat nuk dëgjohen.
Në bisedë me kafe e llafe kështu këtë kohë vjeshte, një i huaj ishte me ne. Fliste ndryshe nga ne dhe shihte çka nuk shohim ne. Shihte a veneronte dhe mendonte me arsye, apo bëhej se e shihte ashtu si thoshte se e shihte këtë punën tonë këtu dhe shtonte një gjykim me disa shtesa lehtësuese për rastin, sa për lëshim rruge në bisedë, e për respekt. Këta të huajtë musafirë a ndërkombëtarë, -se nuk kemi një fjalë shqipe si duhet a se humbi për të huajin që vjen në shtëpi tonë, -kështu këta musafirtë që prej pas luftës janë këtu dhe live me ta duke ndenjur, punuar e jetuar, morëm nga diçka të tyre në mendimet dhe gjykimet po siç muarën edhe ata nga ne.
Kështu këta të huajtë e shohin punën tonë ndryshe nga që e shohim ne dhe na japin mundësinë të mendojmë më ndryshe ngasa mendojmë ne me mendësinë tonë. Erdhi kjo prej tyre një freski mënyre në të menduarit përzier me një kundërshti për shumë çka në gjykimet e tyre, por që erdhi shumë e mirë dhe e dobishme për ne. Të huajtë të shumtën janë të sinqertë dhe duan të ndihmojnë dhe kjo u pa që prej fillimit, hiq rastet kur disa kanë bërë edhe të kundërtën.
Dosido i huaji është nga një bashkësi e huaj dhe me një mendësi ndryshe nga ne, qoftë për mirë a qoftë për keq. Për më tepër në gjithë këtë ka pasur dhe ka edhe shumë humor e satirë deri në stërkeqje dhe në të dy anët shpesh humori ka dalë para arsyes dhe ka ndërruar temën e bisedës përbrenda për të bërë çdo bisedë të këndshme për të mirë të shëndetit tonë. Kështu shëndeti shërohet e përtërihet tek një karakter i butë e i këndshëm njerëzor dhe dëmtohet e fishket tek një tjetër me ngarkesë.
Po tema ishte për musafirin e largët që kishte ardhë këtu tek ne dhe po përpiqej të strehohej e përshtatej në strehën tonë. Është kjo punë e vështirë për çdo njeri dhe për këtë të huajtë sikur ne kishin mjaft mund e vuajtje derisa vënin punët në vijë. Një por e provuan të gjithë të huajtë këtu, se tek shqiptarët kishte një lehtësi të çuditshme të përafërsisë me njerëzit dhe një ndihmë për tu drejtuar për shpejt, gjë që e përmendin të gjithë.
Nëpër botë nuk i intereson kujtë kjo punë askund sepse këto jaë punë të shteteve dhe institucioneve, kurse tek shqiptarët panë një kulturë njerëzore e besimtare të çuditshme për mirë, që të huajin e pranojnë shpejt e me lehtësi dhe e ndihmojnë me të gjitha mundësitë!
-“Nga Bibla e Vjetër, -në Librat e profetëve,…Abrahamit i tha Zoti Perëndi që të përkujdesej për të huajtë mbrenda mureve të shtëpisë e qytetit si për njerëzit e tij njësoj. Njësoj i kërkoi Zoti Perëndi Moisiut që tu kujtonte njerëzve të tij që të mbanin të huajin mbrenda shtëpive të tyre e në qytetet me të gjitha të mirat dhe të drejtat si për vete dhe për këtë gjithmonë të kujtonin vetën kur kishin qenë të huaj skllevër në Egjipt dhe kur Dora e Fuqishme e Zotit Perëndi i nxorri nga skllavëria dhe i çoi në liri në Tokën e Premtuar”
–Këtë kult –insert për përdorim të shpejtë të rastit i huaji përmendëte kur nisej në bisedë e për të hyrë në temë. Zakonisht tema ka një titull –emër dhe mënyra më e shpejtë për arritur tek caku është përmes titullit. Ndërsa titujt janë gjithmonë në krye të teksteve, në bisedë titujt nuk kanë një vend t caktuar por nisin bisedën me llafe që bëjnë me dije joshjen e caktuar për bisedë e përmendje, e që ishte –ndihma njeriut në nevojë a të huajit brenda nesh.
Këta të huajtë të shumtët janë nga Perëndimi dhe të krishterë dhe këto punë i dijnë përmendsh por në praktikë tek ta më vështirë ndodhë që të huajin të dalin e ta ndihmojnë e ta strehojnë dhe të zbatojnë fjalën e Perëndisë. Shtetet punojnë në këtë por shteti nuk është njeri dhe nuk ka ndjenja njerëzore e mëshirë, por këto punë i bën me një masë ligji sa për të rregulluar një këso pune për kohë të shkurtër. Ndërkaq të huajtë këtu hetuan se shqiptarët këtë mëshirën dhe afërsinë njerëzore biblike e kanë traditë dhe rregull të sjelljes! Ky është vlerësimi i parë i mirë që të huajtë e hetojnë këtu tek ne menjëherë dhe kjo është shumë mirë!
E dyta pas kësaj që u ra në sy të huajve për mirë qe qiltërsia njerëzore dhe përafria mes vete!… Një i huaj ishte çuditur kur kishte kuptuar me përkthim se çka i kishte thënë me fjalë një burrë një fëmije duke e dashur fëminë dhe duke luajtur me të!?…-Thoshte se ai burri i kishte thënë fëmisë: -…”ta ha synin, ta ha veshin, ta ha faqën, ta ha gojën, ta ha mjekrrën”:…I huaji ishte tmerruar sepse kishte kujtuar përnjëmend se ky burri donte ta hante atë fëminë dhe kishte menduar se shqiptarët qenkan njerëzngrënës, kanibalë!? Për më tepër edhe fëmija ia kishte kthyer të rriturit të njëjtat fjalë njësoj dhe ky i huaji kishte siguruar vetën se shqiptarët i dualën përnmjëmend kanibalë, mu siç i informonte propaganda serbe e greke njëqind vjet e tëhu!? Mbase ai burri, ua kishte hedhur këtë, duke ditur mendjen e tyre nën trysni të informacioneve okulte serbe e greke për shqiptarët dhe kjo ishte një mënyrë e mrekullueshme e informimit të plotë.
Kishte provuar kështu ky i huaji si këto dy sprovimet edhe të tjera raste kështu dhe kishte rënë në befasi, në sprovë, që nuk kishte ditur si ta spjegonte përderisa ishte mësuar me këta njerëz këtu, -që nuk kanë pasur kurrë pushtet si të tjerët, e që për këtë pushtet janë vetë!
Ishte çuditur ky i huaji se si ka mundësi të jetë një popull kështu që bën pushtet vetë dhe që rron pa pushtet, qoftë edhe në mbrojtje të vetë e të vendit!? Koncepti perëndimor për jetën dhe besimin kërkon nga mësimi biblik që njeriu të dalë jashtë botës së mbytur në mëkat dhe ku ka një zot të stërkequr e që është Satani, që humbë njerëzit duke i mashtruar me pushtet e me privilegje. Shqiptarët për të huajt kishin dalur të tillë, -biblikë dhe të pavarur, e me një koncept vetjak për jetën dhe besimin dhe me këto për sjelljen dhe moralin njerëzor. Kjo për ta tregonte një lashtësi civilizimi që nuk e kanë të tjerët dhe një racë njerëzore me kulturë biblike e besimtare në përgjithësi të natyrshme, pa pasur formën fikse dhe të shtetërorizuar të besimit siç është tani kudo po edhe tek ne në praktikë e të imponuar.
Nisja nga vetja dhe përgjegjësia për vetën, duke mbajtur drejtësinë dhe mëshirën, -përmbledh gjithë konceptin bazë të besimit dhe rrugës së drejtë që Perëndia e kërkoi prej njerëzve në Fjalën e tij që është në Shkrimin e Shenjtë, qoftë në Bibël, qoftë në Kuran.
Tek shqiptarët panë për kohë të shkurtër vetë jetën me rregullat e sjelljes me shumicë që janë një kulturë nga ndërtimi në besim dhe këtë ata e thanë dhe e thonë vetë menjëherë, duke cekur se edhe gjithë qëllimi i besimit është kultura! Në të vërtetë edhe shqiptarët ngasin dhe çahen pas fitimeve me djersë e pa djersë dhe bëjnë të ligat e prapësitë sikur të tjerët dhe në këtë nuk ka dallim, porse tek shqiptarët të huajtë panë dhe sprovuan vetitë e mira çfare nuk janë më tek të tjerët, -e këto janë vetitë e drejtësisë, mëshirës, përafërsisë në ndihmë e strehim për të huajtë si dhe në lehtësitë e marrëveshjeve me shumë njerëzi dhe mirëkuptim. E këto kështu nuk mund ti bëj e mbaj një i prapambetur e pa civilizim, për më tepër kur këto nuk i mbajnë as i kanë më as shumë të civilizuarit e shumë të fortët popuj nëpër botë.
Një gjë tjetër e radhës e çuditshme që përmendi i huaji ishte mungesa e urrejtjes tek shqiptarët për askënd, e me këtë as për armiqt! Ai i huaji nuk zuri kund asnjë motiv urrejtjeje, a nënçmimi krahasues, as përfolje për hakmarrje, që nuk mund të haset tek të tjerët cilëtdo qofshin! Përderisa kishin qenë tek të tjerët fqinjët tanë, kishin dëgjuar çkamos dhe ishin tmerruar nga akuzat e tyre për shqiptarët, tek shqiptarët nuk kishin dëgjuar asnjëherë akuza a nënçmim ndaj të tjerëve, përveçse dëshmive për krimet e tmerrshme të fqinjëve ndaj popullsisë vendore shqiptare. Një karakter njerëzor i ruajtur e i shëndoshë, i vetëm ende në një pjesë të botës kësaj sëpaku! Paraqitja paqësore e viktimës tek fqinjët që kanë krimin për zanat jete dhe që kanë ende ceremoni e rituale krimi të kultit mbuluar me besimin kristian, -këtë destruksion frojdian të huajtë nuk e kishin hasur tek shqiptarët dhe kjo ishte për ta atraksion ndër më tërheqësit në hulumtim dhe studim!…
Qëlloi kështu një musafir si ky, që më thirri ta shoqëroja nëpër Kosovë për një javë rresht. Ishte me familje dhe me një grupë miqsh që kishin ardhë me të për vikend në vendin tonë. Me të e me ta kalova një javë për mrekulli nëpër gjithë vendin, nëpër restorante, me shërbim të mrekullueshëm të njerëzve tanë dhe me pagesat e siguruara të të huajve miq dhe të dashur. Për gjithë kohën e ndejës kishin këta të huajtë një orar dhe program qarkullimi, ndeje, si dhe pune të përbashkët. Gjithë kohën e kishin të programuar me minuta dhe çdo ditë ishte e veçuar me ndryshimet e veta tërheqëse.
Këta vizitorët kështu përshkuan gjithë vendin tonë gjatë gjithë javës, u njohën me njerëz vendorë, biseduan si e sa mundën, përsa u lejonte itinerari i lëvizjes dhe ndejës nga vendi në vend. Në mbrëmie pastaj, me rend, shqyrtonin mbresat nga bisedat, duke hulumtuar thellë shkaqet dhe arsyet e traditave, dokeve e zakoneve.
Një traditë tjetër e mirë, e fortë, që nuk hasej më kund tek të tjerët, sipas ndërkombëtarëve, ishte tradita e shqiptarëve e gjthmonshme e ngrënies! Kshin parë dhe vërtetuar ndërkombëtarët se tek shqiptarët nuk kishte qenë traditë kurrë kufzimi i bukës! Vetëm tek shqiptarët buka nuk ishte kufizuar kurrë dhe askush as në ndërdije nuk e kishte që ta kufizonte bukën. Në familje buka sipas ndërkombëtarëve ishte për të gjithë, pa kufizim dhe pa thënë një fjalë se kush sa hante! Njerëzit thjeshtë gjithmonë kanë hëngër bukë derisa janë ngirë dhe pikë. Për më tepër, musafiri ka qenë traditë të lutej një e shumherë që të hante edhe më, e mos të çohej untë. Fëmijtë gjithkështu hanë derisa ngihen e ngopen dhe kush nuk këqyrë fëmijtë sa hanë e çka bëjnë!…
Kjo duket thjeshtë e pa rëndësi nga e para nga ana jonë, por nuk është kështu si duket nga e para tek fqinjët e tutje!…Tek fqinjët e tutje, buka e ushqimi kufizohen, pijet gjithkështu dhe anëtarët, qoftë edhe musafirët në familje kanë një racion a shujtë, të saktë e të kufizuar, pa mundësi të rritjes së shujtës. Ushqimi thuhet e përsëritet për më tepër edhe gjatë ngrënies se është shumë i shtrenjtë dhe i çmueshëm dhe se për këtë duhet kursyer sa më shumë. Fëmijëve pokështu u kufizohet buka dhe nuk u lejohet të kërkojnë! Kjo është tradië e tyre e gjihmonshme.
Kjo veti e traditë e mirë tek shqiptarët kishte rënë në sy por edhe unë ua rishtrova e argumentova me fakte e me norma zakonore, përderisa u tregova edhe shembuj bujarie e mikpritjeje, kur shqiptari ka qenë ngushtë për bukë, -kur ka sfiduar vdekjen ndaj ngushtimit ndaj familjarëve a miqve në shtëpi që nuk ka mundë tu jep bukë!…
U tregoja kështu shembulln e Jaho kaçakut të Malësisë së Shkodrës, të cilin e kishte zënë veziri i Shkodrës dhe që pas natës në burg, e nxorri në mëngjes Jahon ti prej kryet. Kështu në mëngjes veziri kishte pyetë Jahon se a kishte qenë ndonjëherë më ngushtë!?…Jaho i kishte përgjegjë vezirit, se kishte qenë dy herë më ngushtë se vdekja që po e priste nga veziri: dy herë kur kishte pasë musafirë dhe kur nuk kishte pasë bukë tu jipte, po besa as shtrojë e mbulojë!…Në këtë, veziri e kishte liruar Jahon, -thotë gojdhëna në popull!…
Kjo dhunti kështu për bukën e mikpritjen tek të huajtë kishte lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe këtë ata e lidhnin me Urdhërin e Zotit për njerëzit që të jepnin bukë e ndihma dhe të mundoheshin për të bërë të mirën ndaj të dobtëve, të strehuarve, miqve, të huajve, të sëmurëve, të varfërve…Kjo dhunti kështu tani kthehet e ndërtohet nëpër Shtëpi të Perëndisë e nëpër shoqata humanitare, porse tek njerëzit ka humbur, përveç se tek shqiptarët, që shihet se gjallon ende, edhepse e lodhur shumë.
Është edhe në Gjermani një mirësi e këtillë e bukës, që do përmendur, për mirë e për njerëzi madhore!…Të gjthë tanët që janë në Gjermani, që punojnë e jetojnë atje, e dijnë mbase shumica, që kanë hyrë natën në Gjermani, se kur kalohet në doganë në Gjermani, udhëtarët i pret një shujtë buke, ushqimesh e pijesh në një vend të veçantë të ndërtesës. Buka kur jepet bën miqësi dhe zbutë e heqë armiqësi, -kjo është e ditur.
Në të vërtetë, kjo traditë madhore, që quhet biblike rëndom, ishte bërë nga një qift pleqsh gjermanë, që nuk dihet sakt në çfarë kohe, ishin kthyer nga udhëtimi disa javësh nëpër tokat shqiptare dhe ku kishin hasë traditën e mikpritjes, strehimit nëpër shtëpitë, si dhe dhënies së bukës nga vendësit, pa pagim e kompenzim kurrfare! Kjo u kishte pëlqyer atyre aq shumë, sa që kur ishin kthyer në vend të vet, kishin kërkuar që edhe populli i tyre dhe vendi e shteti të jepnin bukë mbrenda, po duke filluar nga dogana!…Kishin qenë ata me autoritet të lartë në vend të vet për atë kohë dhe për këtë dëshira e tyre ishte pranuar dhe zbatuar nga shteti gjerman!?…
Këshu, me këso tema e biseda me pika referuese të jashtëzakonshme shkonim gjithë ditën e edhe mbrëmien, derisa shkonim në dhomë të fjetjes. Veçoritë fisnike janë për njeriun të domosdoshme dhe njeriu ka vlerë veçse me këto veçori fisnike, kurse kur këto veçori janë veçori të tërë një populli a kombi, kjo është shumë e shumë më e fuqishme për mirë!
E mira ndërkaq e ruan dhe e shpëton njeriun a kombin dhe një komb që bën të mrën e të fismen, sado që të jetë në gjendje të rëndë e në rrezik, jeton!