DYLON

Bujqësia investon në rritjen e prodhimtarisë vendore, ekonomia harton plan për zhvillim lokal

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Zhvillim Ekonomik dhe Agrikulturë (KZHEA), të hënën, në takimin e parë për këtë vit, të cilin e ka kryesuar Jehona Hyseni, ka miratuar planin e punës së drejtorisë së Bujqësisë, të cilin e ka prezantuar drejtori Ramiz Ramadani, ndërkaq nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, është informuar për fillimin e përgatitjeve për hartimin e një plani për zhvillim socio-ekonomik lokal.

Synim kryesor i Drejtorisë së Bujqësisë për këtë vit, është që përmes përkrahjes së fermerëve, të ndikojë në krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, rritjen e prodhimtarisë bujqësore, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe zvoglimin e importit, ka thënë Ramadani.

EkoHigjiena

Këto objektiva do të arrihen përmes subvencioneve, granteve individuale si dhe investimeve kapitale, ka thënë Ramadani, duke shtuar se risi sivjet do të jetë kultivimi i mjedrës.

Një ndër sfidat e ardhshme në sektorin e bujsësisë, sipas Ramadanit, mbetet rregullimi i sistemit të ujitjes, që është një projekt i kushtueshëm dhe nuk mund të realizohet nga buxheti komunal.

Ndryshe, Ramadani ka thënë se buxheti i këtij viti për bujqësi është 332.500 euro, pa llogaritur këtu grantet e qeverisë dhe investimet e donatorëve.

Kurse drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, i cili ka folur për hartimin e planit për zhvillim socio-ekonomik, ka thënë se në mungesë të një strategjie lokale, ka qenë e pamundur të arrihen të gjitha objektivat, të cilat i ka synuar ky sektor.

Për këtë qëllim është formuar një grup punues gjithëpërfshirës, i cili do të hartojë strategjinë e zhvillimit ekonomik lokal, që do të jetë një lloj udhërrëfyesi për realizimin e vizionit tonë zhvillimor, ka thënë Zuzaku./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.