• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Bujqësia do të vazhdojë të jetë një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik në Kosovë
Nacionale

Bujqësia do të vazhdojë të jetë një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik në Kosovë

by Redaksia 2LONLINE 27 Gusht, 2020 4 min read
 Bujqësia do të vazhdojë të jetë një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual me Ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, ku u diskutuan mundësitë për rritjen e mëtutjeshme të këtij sektori dhe potenciali i të njëjtit për zhvillimin ekonomik të vendit. Ky forum u financua nga Programi i USAID Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO).

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa, theksoi se ministria që ai drejton, momentalisht ka dy programe që ofrojnë përkrahje dhe likuiditet financiar për agrobizneset, përmes granteve apo subvencioneve, të cilat synojnë të nxisin zhvillimin e sektorit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe të ekonomisë së vendit. Ai potencoi se sfidat më të mëdha me të cilat agro-prodhuesit po përballen gjatë pandemisë COVID-19 vijnë nga rënia e shitjeve të produkteve bujqësore, e megjithatë u shpreh i kënaqur se ky sektor ka rritur eksportin në tregje ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe. Sipas Ministrit, për të siguruar se bujqësia do të ketë zhvillim të vazhdueshëm, përveç dyfishimit të buxhetit për subvencione, po investohet edhe në aspektin e ujitjes. Ai theksoi se përmes një bashkëpunimi me Bankën Botërore një investim në krijimin e një master plani të rrjetit të ujitjes është në përfundim e sipër. Ky plan sipas tij, do të identifikojë zonat bujqësore të cilat kanë nevojë për ujitje. Tutje, Ministri foli edhe për planet për krijimin e një strategjie 7 vjeçare për zhvillimin e bujqësisë, ku shtoi se njëri ndër prioritet është edhe krijimi i fondeve për siguri bujqësore marrë parasysh shkatërrimet nga kushtet klimatike. Për fund ai shtoi se sektori i bujqësisë, ka potencial të madh dhe ndikim pozitiv në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Fatmir Selimi, drejtor i programit AGRO të USAID, theksoi rëndësinë e bujqësisë për ekonominë e Kosovës duke përmendur ndikimet pozitive që ka ky sektor. Selimi potencoi se qasja e programit të cilin ai e drejton është prezantimi i teknologjive të reja bujqësore, fuqizimi i marrëdhënieve me partnerë strategjik dhe rritja e besimit të konsumatorëve lokal, regjional, dhe ndërkombëtarë në produktet kosovare. Ai përmendi se Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej tre milionë eurosh për subvencione, përmes të cilave synohet të rritet besimi i fermerëve në institucionet shtetërore, krijimi i kushteve më të mira për të bërë biznes, dhe promovimi i produkteve vendore përmes përdorimit të tyre brenda vendit. Sipas tij është vitale që të rritet vetëdija e rëndësisë të sektorit të bujqësisë si dhe të inkurajohen të rinjtë kosovar për tu bërë pjesë e tij pasi që bujqësia ka potencial të madh për zhvillim ekonomik shtetëror dhe vetanak.

Mark Wood, këshilltar i lartë në programin AGRO të USAID, foli për arritjet dhe transformimin rrënjësor që bujqësia në Kosovë ka pasur gjatë dekadës së fundit falë kontributit të projekteve të ndryshme ndërkombëtare siç është ai i Agjencisë Amerikane Për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Sipas tij, në mesin e këtyre arritjeve është ofrimi i farërave dhe plehut më të mirë për zhvillimin e praktikave bujqësore, si dhe ngritja e njohurive rreth standardeve bashkëkohore të bujqësisë, e cila mes tjerash ka ndikuar në ndryshimin e mentalitetit të bujqve rreth punës së tyre dhe përfitimit material nga bujqësia. Wood potencoi se ndryshimi i perspektivës negative për bujqësinë si sektor me pak potencial për të ardhura ka hapur dyert për rritjen e cilësisë së produkteve vendore, gjë që ka ndikuar në depërtimin e tyre në tregjet e huaja. Ai u shpreh i kënaqur se me këto ndryshime rrënjësore tregjet ndërkombëtare tani po kthehen nga Kosova për të përmbushur nevojat e tyre për produktet të cilat i ofron ky sektor. Sipas tij, fermerët dhe partnerët strategjik duhet të mbështeten më shumë nga Qeveria në mënyrë që të promovohet imazhi i Kosovës si shtet me potencial të madh dhe produkte bujqësore të cilësisë së lartë.

Tags: Bujqesia Kosovë Oda Ekonomike Amerikane
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Dhuntitë dhe veçantitë poetike të Rexhep Elmazit

25 Maj, 2022
Policia

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë

25 Maj, 2022
Nacionale

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

25 Maj, 2022
Gjilan

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Oda Amerikane nënshkruan deklaratën për fuqizim ekonomik të grave

23 Maj, 2022

Kryesuesi i KPK-së, Maloku, pritet në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde

11 Maj, 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali

6 Maj, 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

26 Prill, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

25 Prill, 2022

Oda Ekonomike Amerikane fillon aktivitetet e javës së vajzave në TIK

25 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com