DYLON

Bujar Nevzatin e PDK-së e ka marrë “malli” me e pa kryetarin e komunës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Bujar Nevzati, anëtar i Kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së , në seancë ne sotme ka kërkuar nga kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku- Rexhepi, hapësirë më të madhe për opozitën, në mënyrë që të mund ta thotë fjalën e saj pa qenë e penguar.

“Na mundësoni këtë së paku njçëherë në vjet”, ka thënë Nevzati dhe këtë shqetësim e shprehu veçanërisht në raport me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që ishte i pranishëm në seancë, duke e kritikuar atë se e ka shprehi të mos jetë prezentë, dhe me këtë edhe po i pamundësohet pastaj opozitës të adresojë shqetësime në adresë të tij.

EkoHigjiena

“E kemi problem me pa kryetarin e Komunës në Kuvend. Kryetarin e komunës ka 15 muaj që s’kam pas mundësi me e pa, e me pas mundësi me e pyet”, ka thënë Nevzati, duke kërkuar edhe njëherë nga kryesuesja që në këtë seancë të lejojë minutash më të madhe për opozitën që të ketë mundësi ta thotë fjalën e saj.  Përndryshe, në rend dite është raporti i punës së kryetarit të komunës për vitin 2014.  /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.