(2L ONLINE) – Bujar Nevzati, anëtar i Kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së , në seancë ne sotme ka kërkuar nga kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku- Rexhepi, hapësirë më të madhe për opozitën, në mënyrë që të mund ta thotë fjalën e saj pa qenë e penguar.
“Na mundësoni këtë së paku njçëherë në vjet”, ka thënë Nevzati dhe këtë shqetësim e shprehu veçanërisht në raport me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që ishte i pranishëm në seancë, duke e kritikuar atë se e ka shprehi të mos jetë prezentë, dhe me këtë edhe po i pamundësohet pastaj opozitës të adresojë shqetësime në adresë të tij.
“E kemi problem me pa kryetarin e Komunës në Kuvend. Kryetarin e komunës ka 15 muaj që s’kam pas mundësi me e pa, e me pas mundësi me e pyet”, ka thënë Nevzati, duke kërkuar edhe njëherë nga kryesuesja që në këtë seancë të lejojë minutash më të madhe për opozitën që të ketë mundësi ta thotë fjalën e saj. Përndryshe, në rend dite është raporti i punës së kryetarit të komunës për vitin 2014. /2L ONLINE/