DYLON

Bujar Nevzati thotë të jetë kërcënuar nga Isa Agushi

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Bujar Nevzati drejtor aktual i Drejtorisë Komunale i Arsimit  thotë të jetë kërcënuar nga Isa Agushi i LDK-së. Për  këtë tha të ketë lajmëruar rastin edhe në polici nga e cila kërkon që të merret me këtë çështje. Rastin e denocimit nga pala e kanë konfirmuar për 2lonline edhe zyrtarë nga komanda e stacionit policor në Gjilan.
Përndryshe, Bujar Nevzadi që vije nga PDK, e edhe Isa Agushi që vije nga LDK , janë që të dy fitues të postit të këshilltarit komunal nga zgjedhjet lokale të sapo përfunduara.

Duke sqaruar rastin, Nevzati  thotë se sot në ora 10 e 30 minuta, derisa ishte duke u rruar në një rrojtore të qytetit, aty ka hyrë edhe Isa Agushi dhe sa po e ka parë i ka filluar të i bërtiste “ku je Bujar Nevzadi që nuk po më thërret me ma urua fitoren”.

EkoHigjiena

“Më është ofruar afër meje, ja kam zgjat dorën ja kom urua , më pas e ka hekur jaknen ku i është dukur alltia në brez. Ka filluar të më fyej dhe kërcënon duke më thënë se “ Ju jeni hajna, partia  e Thaçit janë hajna ,Qemajl Mustafa është hajn. Do t’ju fusim të gjithëve në burg”, ka thënë Nevzati.

Ai tha se i është ofruar  afër karriges ku ishte ulur duke u rruar, por se i ka kërkuar Agushit të largohet  dhe ai e ka bërë një gjë të tillë, është larguar paksa por nuk është ndalur me fyerje e kërcënime.

“Kam kërkuar nëse ka argumente të shkon në polici, por mos të më fyej në publik, përsëri ka vazhduar me të njëjtat fjalë.  Pasi e kam kryer rrojën, jam dal kam shkua në polici e kom lajmëruar rastin dhe pres nga policia që të merr masa . Unë personalisht nuk ndjehem i rrezikuar , as nuk kam frikë për asgjë po  më ka habitur se si ka ndodhur kjo pas 14 viteve pas luftës në Gjilan, kur ne në Gjilan nuk kemi pas raste t tilla, kemi qenë qytet tolerantë”, ka thënë Nevzati.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komunës që të merr masa dhe të kërkoi falje publike e po ashtu edhe nga Isa Agushi të i kërkon falje.

Nga ana e tyre zyrtarë nga Komanda e Stacionit Policor në Gjilan kanë konfirmuar rastin duke thënë se  pala e ka denoncuar rastin dhe se policia ka ndërmarrë hapat e para procedurale sipas ligjit dhe se po punohet në terren në grumbullimi ne dëshmive.

Sipas komandës të stacionit policor për  rastin është njoftuar edhe prokurori i shteti. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.