DYLON

Bujar Nevzati kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit

Bujar Nevzati kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

/Bujar Nevzati kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit/

Bujar Nevzati është pjesë e PDK-së që nga themelimi dhe gjithmonë ka qenë pranë qytetarëve të Gjilanit. Ai ka qenë asambleist që nga paslufta në Kuvendin Komunal, pas 7 mandateve të fituara radhazi, duke dëshmuar përkushtim të pandërprerë dhe besimin e fortë që qytetarët i kanë dhënë ndër vite.

Me një përvojë të gjatë në institucione e politikë, Bujari ka mbajtur detyra të rëndësishme si Kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe Drejtor i Arsimit, duke kontribuar në ngritjen e arsimit dhe forcimin e vendimmarrjes lokale.

Si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mbart me krenari përvojën dhe vlerat e lirisë, duke i shndërruar ato në përgjegjësi për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve.

Me përkushtim, seriozitet dhe përvojë të dëshmuar, Bujar Nevzati është gati të vazhdojë misionin e tij për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër njerëzve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.