Bujar Nevzati çmon lartë besimin qytetarë në rrugëtimin e tij të deritashëm, beson fuqishëm se kjo do të vazhdojë tutje
Bujar Nevzati, është njëri prej kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që garon për Asamble Komunale edhe në këto zgjedhje të 12 tetorit.
Kontributi i tij në këtë institucion ka qenë i madh në të kaluarën sikurse edhe në përgjegjësitë tjera që i ka pasur, qoftë brenda Kuvendit, qoftë në përgjegjësitë tjera dhe kjo, sipas tij, vije si rezultat i besimit qytetarë, që e ka pasur, e të cilin e vlerëson jashtëzakonisht shumë.
Ai thotë se me përkushtim ka shërbyer për interesin qytetarë, ka qenë e ka mbetur ky që është, vetëm për faktin se e ka pasur besimin dhe ndihmën e qytetarëve, miqve të tij dhe anëtarëve të subjektit që i takon.
Fjala e tij e plotë:
Të nderuar miq!
Anëtarë të PDK-s!
Qytetarë të Komunës së Gjilanit!
Kam qenë i privilegjuar që gjithë këto vite të kem mbështetjen e bashkëpunimin tuaj në gjithë angazhimin tim politik, si asambleist, si shef i grupit të asamblistëve, Kryesues i Kuvendit në Gjilan e drejtor në Drejtorinë e Arsimit.
Kam qenë e kam mbetur ky që jam vetëm për faktin se e kam pasur ndihmën tuaj kurdo.
Ju më keni bërë ky që jam gjithë këto vite; ma keni mundësuar që të qëndroj vertikalisht, të jem kurdo në anën e të drejtës e interesit qytetar e nacional.
Më shumë se 25 vjet më parë unë uniformën e UÇK-s e zëvendësova me një luftë tjetër – atë për ndërtim, zhvillim e rritë të lirisë tonë; me përpjekjen për pavarësinë e zhvillimin e atdheut tonë-shtetit tonë.
Kurdo dola ballëhapur para jush sepse ishim të sinqertë në përballjet tona, ishim të ndershëm dhe i kuptonim sfidat e u gëzoheshim sukseseve. Ishim bashkë në gjithë këtë rrugëtim timin politik dhe unë jam shumë i lumtur për besimin tuaj.
Për zgjedhjet e 12 tetorit unë edhe një herë jam në garë, sepse PDK në këtë kohë që po kalon ka nevojë për zërin, qëndrimin dhe për angazhimin tim.
Në rrethanat kur PDK është goditur rëndë pa dy liderët e saj, z. Thaçi e z. Veseli që këto ditë po e zhvillojnë betejën e fundit në mbrojtje të të shenjtës UÇK dhe produktit të saj Lirisë e Pavarësisë së Kosovës tonë, ne nën drejtimin e z. Memli Krasniqi e me z. Riad Rashiti në udhëheqje të Gjilanit, duam të qëndrojmë fuqishëm në rrugën e zhvillimit të vendit tonë, të komunës tonë; në rrugën ku liria, drejtësia, barazia, mirëqenia e zhvillimi bëhen kahje të domosdoshme të ecjes përpara.
Të nderuar miq!
Ju tashmë e dini angazhimin e përkushtimin tim, prandaj i lumtur për raportin e ndërtuar e ruajtur gjithë këtë kohë, kërkoj me shumë respekt mbështetjen tuaj.
Në shpirt kam mbetur idealist i papërmirësuar e në veprime kam provuar të ndihmojë kudo që është kërkuar ndihma ime.
Ju faleminderit për gjithë rrugën që e kemi bërë bashkë; ju faleminderit për besimin, bashkëpunimin e sinqertë e miqësor.
Unë do të mbetem i juaji; ai Bujar që e njihni.
Zoti ju ruajt ju e familjet tuaja!
Ju falemnderit.
#PDK191
#BujarNevzati2