DYLON

Bujar Haziri ushtrues detyre i Drejtorit të Teatrit të Gjilanit?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas vendimit të anulimit të konkursit për Drejtor të Teatrit të Qyteti të Gjilanit, që kishte marrë sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pritet që Teatri të bëhet shpejtë me ushtrues detyre të Drejtorit të Teatrit, deri në shpalljen e konkursit të ri dhe zgjedhjen e drejtorit që do të jetë në krye të këtij institucionit

Burimet e Portalit 2L ONLINE, thonë se emri i Bujar Hazirit, ish drejtues i Kulturës, Rinisë e Sportit sa ishte në niveli të Drejtorisë, është emri që do t’i propozohet nga ana e Njësisë për Kulturë, sot ose më së largu nesër, kryetarit të komunës, dhe pritet që kreu i komunës ta aprovojë atë.

EkoHigjiena

Bëhet e ditur se zgjedhja e një ushtruesi të detyrës së Drejtorit të Teatrit ka qenë edhe çështje që është trajtuar në takimin e djeshëm të Këshillit Drejtues të Teatrit dhe është edhe kërkesë e tyre në adresë të të parit të Komunës, që në afatin sa më të shkurtër ta shpallë ushtruesin e detyrës të Drejtorit të Teatrit, për shkak të proceseve të shumta që po zhvillohen në këtë institucion.

Është në dorën e kryetarit Haziri, tani kjo çështje, por se sipas burimeve të Portalit 2L ONLINE, emri i Bujar Hazirit ka qenë i pranueshëm edhe për kryetarin Hazirin dhe pritet që atë ta shpallë shumë shpejtë. Sidoqoftë, pritet të mësohet kjo se a do të jetë Bujar Haziri apo dikush tjetër ushtrues detyre, ndërkohë që ajo që dihet saktë është fakti se tani shpallja e konkursit të ri dhe përzgjedhja e drejtorit do të merr kohë, me javë të tëra, andaj ushtruesi i detyrë në këtë institucion të kulturë është i domosdoshëm. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.