/2L ONLINE/ – Pas vendimit të anulimit të konkursit për Drejtor të Teatrit të Qyteti të Gjilanit, që kishte marrë sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pritet që Teatri të bëhet shpejtë me ushtrues detyre të Drejtorit të Teatrit, deri në shpalljen e konkursit të ri dhe zgjedhjen e drejtorit që do të jetë në krye të këtij institucionit
Burimet e Portalit 2L ONLINE, thonë se emri i Bujar Hazirit, ish drejtues i Kulturës, Rinisë e Sportit sa ishte në niveli të Drejtorisë, është emri që do t’i propozohet nga ana e Njësisë për Kulturë, sot ose më së largu nesër, kryetarit të komunës, dhe pritet që kreu i komunës ta aprovojë atë.
Bëhet e ditur se zgjedhja e një ushtruesi të detyrës së Drejtorit të Teatrit ka qenë edhe çështje që është trajtuar në takimin e djeshëm të Këshillit Drejtues të Teatrit dhe është edhe kërkesë e tyre në adresë të të parit të Komunës, që në afatin sa më të shkurtër ta shpallë ushtruesin e detyrës të Drejtorit të Teatrit, për shkak të proceseve të shumta që po zhvillohen në këtë institucion.
Është në dorën e kryetarit Haziri, tani kjo çështje, por se sipas burimeve të Portalit 2L ONLINE, emri i Bujar Hazirit ka qenë i pranueshëm edhe për kryetarin Hazirin dhe pritet që atë ta shpallë shumë shpejtë. Sidoqoftë, pritet të mësohet kjo se a do të jetë Bujar Haziri apo dikush tjetër ushtrues detyre, ndërkohë që ajo që dihet saktë është fakti se tani shpallja e konkursit të ri dhe përzgjedhja e drejtorit do të merr kohë, me javë të tëra, andaj ushtruesi i detyrë në këtë institucion të kulturë është i domosdoshëm. /2L ONLINE/