DYLON

Bujanocin e kap fukarallëku, rrogat më të ulëta në Luginë

Avatar photo Redaksia

Enti Republikan për Statika (ERS) në të dhënat e fundit mbi të ardhurat mujore në Serbi ka radhitur komunat të cilat të ardhurat mujore i kanë më të larta si dhe ato më të ulëta.

Paga më e lartë mesatare pa tatim dhe kontribute, në tre komunat e banuara me shqiptarë është ajo e Preshevës, përderisa e fundit radhitet komuna e Bujanocit, raporton Titulli.

EkoHigjiena

Të dhënat e Entit Republikan për Statistika mbi të ardhurat mujore të të punësuarve, për muajin shkurt, komunën e Preshevës e radhisin të parën me pagë mesatare prej 36.382 dinarë, kundrejt dy komunave tjera.

Komuna e Medvegjës edhe pse më pak e zhvilluar ka arritur të kalojë atë të Bujanocit. Në Medvegjë, sipas ERS-s paga mesatare gjatë muajit shkurt, pa tatim dhe kontribute ishte 35.723 dinarë, kurse në Bujanoc 35.429 dinarë.

Këto statistika të ERS-s janë një tregues i mirë dhe duhet të merren parasysh, sidomos nga komuna me pagat më të ulëta, ajo e Bujanocit, në mënyrë që të përmirësojë gjendjen e rëndë sociale që po mbretëron në vend

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.