Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka mbështetur finaciarisht bizneset në komunën e Bujanocit me vlerë pre 22 milion dinarë dhe në Preshevë prej 16.743.552,40 dinar për vitin 2016.
Sipas njoftimit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi për vitin 2016 janë siguruar për bizneset lokale 22 milion dinarë.
“Subvencionimi i biznesit privat në Bujanoc, nga Buxheti i Trupit Koordinues, për këtë vit, do të bëhet me 22 milion dinarë. Tetë kompani lokale kanë fituar këtë subvencionim: Minor kom Bilaç, Korniza Bujanoc, Niki com-Bujanoc, Termopan Glass-Bujanoc, Vëllezërit Osmani-Bilaç, Unikat Bujanoc, Labi Comerce-Bujanoc, OD MIS –Sveta Petka”, thuhen në njoftimin e Kamberit.
Ai është shprehur se në bazë të këtyre projekteve që biznesi privat do ti realizojë në Bujanoc, do të punësohen 20 persona, shkruan Titulli.com.
Ndërsa për komunën e Preshevës nga Trupi Koordinues jan siguruar 16.743.552,40 dinarë.
“Kompanitë të cilat këtë vit me vendim të komisionit u subvencionuan janë “NURA” shpk, 15 Nëntori pn, Preshevë – 2.950.000 dinarë, “Fluidi”, Zhunicë, Preshevë – 3.000.000, “SHERA” shpk, Raincë, Preshevë – 2.976.372, “Maj Com”, Abdulla Krashnica 17, Preshevë – 3.000.000, “Limani Com”, Raincë, Preshevë – 1.817.180 dhe “Keramika”, Corroticë, Preshevë – 3.000.000 dinarë”, njofton zyra për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë.
Trupi Koordinues ende nuk ka shpallur listën zyrtare që kanë përfituar nga mjetet e destinuara për bizneset lokale në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin 2016