DYLON

Bujanoci mundë të pëson si Ulqini!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Bujanoci të mësoj nga pësimet e zgjedhjeve të fundit , ku shumica shqiptare në Ulqin – edhe pse ishin shumicë shqiptarët në këto Komunë mbetën pakicë në Kuvendin Komunal të  Ulqinit duke humbur Perfektin, Kryetarin e Kuvendit dhe disa drejtorë të drejtorive Komunale.

Që nga pas marrëveshje së Konçulit të vitit 2001, u  arrit që Bujanocin  ta udhëheqin prestarët e komunitetit shumicë të kësaj Komune. Nga 41 ulëse sa numëron Kuvendi komunal i Bujanocit, ne shqiptarët mbajtëm  23 ulëse kurse nga këto ulëse që kishim ne shqiptarët në Kuvendin Komunal të Bujanocit në votimet e 6 maj të vitit 2012 nuk mund të themi që u shtuam, por u arrit që të dalin votuesit në votime dhe u arrit të kenë 30 ulëse, pra shtatë ulëse shtuam ne shqiptarët në Kuvendin e Bujanocit. Si pasojë e shumë zhvillimeve së pari nga pushteti agresiv i Serbisë, vazhdimi dhe rritja diskriminimit në të gjitha fushat dhe kështu krijuan efekte pozitive në një mënyre  a tjetër që masovikisht të dalin në zgjedhje dhe kështu u arrit që ne shqiptarët nga 41 ulëse të marrin 30 ulëse.

EkoHigjiena

Mesazh drejtuar Bujanocit, nga kjo mos të ndihemi fort komod por të kemi kujdes që mos të zvogëlohet numri i votuesve dhe të pastrohen listat e votuesve shqiptarë. Po ashtu të gjithë të dëbuarit,  zhvendosurit dhe shpërngulurit pasi kjo kategori e kanë rritur numrin e votuesve në Komunën e Bujanocit t’ju hiqen barrierat, vështirësi e  pengesa administrative vetëm për shqiptarët. Të gjithë të kemi kujdes të posaçme dhe të rrisim vigjilencën që gjithë subjektet politike që kanë aktivitet në këtë Komunë rreziku ekziston, pasi ka pengesa serioze, ligjore dhe admnistrative që ne shqiptarët të mos na lejohet që të pajisemi  dhe të vazhdojmë dokumentet e udhëtimit. Komuna e Bujanocit rrezikohet të humbet dhe të pësoj fatin e Komunës së Ulqinit. Komuna e Bujanocit ka të formuar një Komision për verifikim që nëse është duke banuar apo jo në vendi që lajmërohet për lëshim apo vazhdim të dokumenteve të identifikimit. Në këtë Komision është edhe një policë që del në vend të ngjarjes nëpër vendbanime dhe lokalitete nëse është duke jetuar apo jo qytetari. Kështu si është duke vazhduar Beogradi ka një plan që me çdo kusht dhe me çdo çmim të ulë numrin e votuesve shqiptarë dhe që Komuna e Bujanocit të udhëhiqet nga Komuniteti pakicë serbe. Nuk është befasi pasi shqiptarët edhe në Komunën e Ulqinit ishin dhe jan shumicë , por mos uniteti sikur dijmë nganjëherë ne shqiptarët. “dikush thumbit e dikush patkoit”, mbetën pakicë në Kuvend Komunal  edhe pse ishin shumicë në Komunë me përqindje të popullatës. Edhe një çështje, shembulli i dytë Komuna e Medvegjës është shumicë, por në Kuvend Komunal të kësaj Komune janë pakicë pasi janë eliminuar shqiptarët dhe janë krijuar pengesa në mos dhënie dhe mos vazhdim të dokumenteve të identifikimit.

Bujanoci të mësoj nga pësimet e  shumicës shqiptare në Ulqin dhe Medvegjë që edhe pse ishin shumicë shqiptare në këto Komuna mund të mbetën pakicë në Kuvendin Komunal të  Bujanocit.  Mbesim me shpresë se do të ndërmerret diçka para se Bujanoci si shumicë që është në Komunë mundë të mbetët pakicë në Kuvendë Komunal duke humbur Perfektin, Kryetarin e Kuvendit dhe normal disa drejtorë të drejtorive Komunale.   

/Refik Hasani/