Shkruan: Refik HASANI
/2L ONLINE/ – Bujanoci të mësoj nga pësimet e zgjedhjeve të Komunës së Medvegjës,edhe pse ishin shumicë shqiptarët në këto Komunë mbetën pakicë në Kuvendin Komunal. Kjo Komunë ka humbur Perfektin , Kryetarin e Kuvendit dhe shumicë të drejtorëve të drejtorive Komunale. Që nga pas marrëveshja e Konçulit të vitit 2001, u arritë që Bujanocin ta udhëheqin pjesëtarët e komunitetit shumicë të kësaj Komune. Kurse për Medvegjën kjo nuk u përcaktua edhe pse shumica ishin shqiptare. Nga 41 ulëse sa numron Kuvendi komunal i Bujanocit, ne shqiptarët mbajtëm 23 ulëse kurse nga këto ulëse që kishim ne shqiptarët në Kuvendin Komunal të Bujanocit në votimet e 6 maj të vitit 2012 nuk mundë të themi që u shtuam, por u arrit që të dalin votuesit në votime dhe u arrit të kenë 30 ulëse. Në legjislaturën e fundit shtatë ulëse u shtuam ne shqiptarët në Kuvendin e Bujanocit. Si pasoj e shumë zhvillimeve së pari nga pushteti agresiv i Serbisë, vazhdimi dhe rritja e diskriminimit në të gjitha fushat dhe kështu krijuan efekte pozitive në një mënyre a tjetër që masovikisht të dalin në zgjedhje dhe kështu u arritë që ne shqiptarët nga 41 ulëse të marrin 30 ulëse.
Mesazh drejtuar subjekteve politike shqiptare të Bujanocit
Tani jan shpallur zgjedhjet Parlamentare dhe lokale për datën 24 prill të muajit tjetër, por shumë kujdes nga kjo mos të ndihemi fort komod. Por të kemi parasysh që mos të zvogëlohet numri i votuesve dhe të pastrohen listat e votuesve shqiptarë. Po ashtu të gjithë të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit pasi kjo kategori e kanë rritur numrin e votuesve në Komunën e Bujanocit t’iu hiqen barrierat, vështirësi e pengesa administrative vetëm për shqiptarët. Të gjithë të kemi reflektim të posaçme dhe të rrisim vigjilencën që gjithë subjektet politike që kan aktivitet në këtë Komunë rreziku ekziston, pasi ka pengesa serioze, ligjore dhe administrative që ne shqiptarët të mos na lejohet që të pajisemi dhe të vazhdojmë dokumentet e udhëtimit.
Komuna e Bujanocit rrezikohet të humbet dhe të pësoj fatin e Komunës së Medvegjës
Komuna e Bujanocit ka të formuar një Komision për verifikim që nëse është duke banuar apo jo në vendi që lajmërohet për lëshim apo vazhdim të dokumenteve të identifikimit. Në këtë Komision është edhe një policë që del në vend të ngjarjes nëpër vendbanime dhe lokalitete nëse është duke jetuar apo jo qytetari . Kështu si është duke vazhduar Beogradi ka një plan që me çdo kusht dhe me çdo çmim të ulë numrin e votuesve shqiptarë dhe që Komuna e Bujanocit të udhëhiqet nga Komuniteti pakicë Serbe. Nuk është befasi pasi shqiptarët edhe në Komunën e Medvegjës ishin shumicë, por mos uniteti sikur dijmë nganjëherë ne shqiptarët. ,,Dikush thumbit e dikush patkoit’’. Nga shumica me përqindje të popullatës të mbetemi pakicë në Kuvend Komunal të Bujanocit. Të mësojmë nga pësimet e shumicës shqiptare në Medvegjë edhe pse ishin shumicë shqiptare në këto Komuna mund të mbetën pakicë në Kuvendin Komunal të Bujanocit. Mbesim me shpresë se do të ndërmerret diçka para se Bujanoci si shumicë që është në Komunë mundë të mbetët pakicë në Kuvendë Komunal duke humbur Perfektin, Kryetarin e Kuvendit dhe normal disa drejtorë të drejtorive Komunale. /2L ONLINE/