DYLON

Bujanoci e Presheva stimulohen për prodhimin e duhanit

Avatar photo Redaksia

Pas komunës së Bujanocit edhe në Preshevë është hapur zyrë informuese e cila do të tuboj të gjithë prodhuesit vendor të duhanit. Kjo zyrë gjithashtu do të shërbej për sugjerime informacione por edhe për shqyrtimin e kërkesave të prodhuesve, raporton tvp, t[ cil[s i referohet titulli.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka kërkuar nga kompania “Filip Morris” që të gjen mundësin e hapjes së fabrikës duhanit e cila do të ishte në interes të përbashkët.

EkoHigjiena

Mustafa ka thënë se kjo zyrë do të jetë një mundësi më e mire për bujqit kur dihet se Presheva njihet për kultivimin e duhanit kualitativë.

“Kërkoj që kompania Filip Moris të shfrytëzoj mundësinë në agjensionin për privatizim për marrjen e fabrikës së Monopolit e cila do të ndikonte në interesin e përbashkët”, ka thënë Mustafa.

Shoqata e qytetarëve „Çelësi i gjelbër“ nga Nishi me kompanin „Filip Morris“ realizon projektin krijimin e mekanizmave për mbështetje prodhuesve të duhanit në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

Selim Salihu nga fshati Tërnoc ishte fitues i gjethit të artë të duhanit, për vitin 2012 në Panairin ndërkombëtarë të bujqësisë në Novi Sad

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.