DYLON

Bujanoci me bibliotekë ambulante verore

Bujanoci me bibliotekë ambulante verore
Avatar photo Redaksia

Në sheshin e qytetit në Bujanoc është vendosur një dollap me afro 40 libra të cilat do të jenë në shërbim të lexuesve dhe që mbanë emrin e donatorit.

Përfaqësuesit e komunës së Bujanocit së bashku me donatorin Durgut Aliu pronar i spitalit “Lindja” në Prishtinë e dhjetëra persona tjerë përuruan mini-bibliotekën ambulante.

“Merr, lexo, ktheje” është mesazhi që mund ta lexoni në këtë mini bibliotekë, prandaj ftohen të gjithë qytetarët e Bujanocit që së pari t’i përdorin për t’i lexuar këto libra, t’i ruajnë, e më pas edhe ta pasurojmë me tituj të ri këtë bibliotekë dukë lënë nga një libër në të”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit të publikuar në facebook.

EkoHigjiena

Kohë më parë biblioteka kryesore e qytetit është ankuar se ka lexues të pakët të librit por gjithashtu një pjesë e shoqërisë është orientuar drejt leximit online.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.