DYLON

Bujanocasit vjedhin shtëpitë në fshatrat e Vlasotincës

Avatar photo Redaksia

Policia ka arrestuar S.P. (1969) dhe E.L. (1968) nga rrethina e Bujanocit nën dyshimin se të enjten në mbrëmje kanë vjedhur dy shtëpi në rajonin e Vlasotincës duke marrë stoli ari e argjendi si dhe të holla.

Në kumtesën e lëshuar nga policia theksohet se bujanocasit vjedhjet i kanë kryer në fshatrat Gllozhan dhe Lladovicë, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Policia gjatë kontrollimit të komunikacionit ka ndaluar veturën “Golf 2” në të cilin gjendeshin të dyshuarit, me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar të hollat dhe stolitë, të cilat do t’i kthehen pronarëve. Të ndaluarit do të dalin para zëvendës Prokurorisë Publike themelore në Leskoc.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.