DYLON

Bujanoc, vetura në zjarr, një i lënduar

Avatar photo Redaksia

Në qendër të Bujanocit një veturë e markës “Opel” është përfshirë nga flakët. Pa paralajmërim, derisa po ngiste veturën në rrugën kryesorë të Bujanocit, në afërsi të “Gumoplastikës”, vetura u përfshirë nga flakët, me ç’rast, përveç traumës, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta.

Siç i kanë thënë dëshmitarët okularë portalit informativ Titulli.com, vetura mori flakë, përderisa shoferi gjendej në veturë.

EkoHigjiena

Shoferi me shpejtësi është larguar nga vetura, ndërsa nga një lokal afër, siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive të Titullit, me ndihmën e zjarrfikësit është arrit që vetura të shuhet dhe zjarri të vihet nën kontroll.

Ngasësi i veturës me ndihmën e policisë është vendosur në makinën e një kalimtari i cili e ka drejtuar ate për në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Dyshohet se shkaktarë i zjarrit të ketë qenë gazi me të cilën vetura me targa të Leskocit ngisej.

Dëshmitarët thanë se flakët vinin nga brendësia e makinës, në pjesën e pasme.

Policia është në vendin e ngjarjes ku po kryen ekspertizën.

Për më tepër foto dhe video në:
http://titulli.com/index.php?m=post&s=5901

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.