• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina

Bujanoc: Vende të reja pune

Redaksia 2LONLINE 3 Tetor, 2013 4 min
 Bujanoc: Vende të reja pune

Administrata lokale e Bujanocit, këto ditë është duke u angazhuar fuqishëm në tre aktivitete të cilat kanë të bëjnë me punësim direkt si dhe me krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve priten të përfitojnë 104 qytetarë të kësaj komune të cilët do punësohen në sektorin privat dhe në atë publik.

“Projekti i parë i përket “Programit Praktik Profesional” për vitin 2013-2014 në të cilën do të përfshihen gjithsejtë 33 kandidatë. Nga ta 22 do të jenë shqiptarë dhe 11 serbë”, sqaron kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, transmeton Portali Titulli.

Ai matej thekson se sistematizimi i tyre do të bëhet kryesisht nëpër ndërmarrjet publike ku themelues është komuna, ndërsa disa tjerë do të radhiten në entet arsimore e që për themelues kanë republikën.

“Në këtë drejtim, procedura e konkursit ka përfunduar dhe se procedurat administrative gjenden në fazën finale. Andaj pritet që kandidatët e përzgjedhur të fillojnë punën midis datave 10 dhe 15 tetor të këtij viti“, thotë ndër të tjera Arifi.

Projekti i dytë, sipas njeriut të parë të komunës së Bujanocit, realizohet në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.

“ Krijimi i mundësive të reja për punësim në Serbinë Jugore” është emërtimi i projektit të cilin bashkërisht po e realizon kjo komunë me dy organizata të huaja, Caritas dhe Help.

“Në këtë projekt do të përfshihen 31 kandidatë që do të përfitojnë grande në vlerë prej 1500 dollarëve amerikan e që për qëllim do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës. Përfitues të projektit do të jenë 16 shqiptarë, 12 serbë dhe 3 romë. Edhe për këtë projekt procedura e zgjedhjes së kandidatëve është në fazën përfundimtare”, bënë të ditur kryetari Arifi.

Projekti i tretë, sipas njoftimit të zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, titullohet  “Thirrje publike për hapjen e vendeve të reja të punës” .

Sipas drejtuesit të komunës ky projekt realizohet ekskluzivisht me sektorin privat apo me bizneset e regjistruara në territorin e komunës së Bujanocit. Në të përfshihen 40 kandidatë, nga bizneset e ndryshme, që kanë mundësi të aplikojnë për subvencione të cilat ndahen nga buxheti komunal. Bizneset për punësimin e një kandidati do të fitojnë 120 mijë dinarë, shifër kjo e ngjashme me atë të dhjetorit të vitit të kaluar ku punësim gjetën 24 individë në 17 subjekte juridike të bizneseve.

“Ky projekt gjendet në fazën e përgatitjes së konkursit dhe realizohet gjatë muajve tetor dhe nëntor”, përfundon kryetari, Nagip Arifi

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023
Info+

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023
Info+

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në

20 Shtator, 2023
Shneta

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm

20 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

20 Shtator, 2023

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

20 Shtator, 2023

Shkatërrohen armë të ndryshme ilegale

20 Shtator, 2023

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për keqpërdorim të pozitës dhe vjedhje pylli

20 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com