Bujanoc: Solemnisht vendoset Flamuri në Këshillin Kombëtar ShqiptarFoto: titulli.com

Bujanoc: Solemnisht vendoset Flamuri në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur takimin solemn me rastin e ditës së flamurit 28 Nëntorit dhe njëherit ka ngritur flamurin para objektit të këtij institucioni.

Edmond Isufi, nënkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar duke uruar qytetarët për festën e Flamurit tha se arsyeja më e madhe është që sot të protestohet se sa të festohet për shkak të mohimit të shumë të drejtave që neve na janë mohuar e sidomos dita e flamurit e drejtë kjo që po na mohohet valimi I tij në çdo kohë në institucionet tona.

“Pa dyshim që kjo ditë mbërthen në vete krenari mbërthen në vete vuajtje dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi për neve që drejtojmë institucione dhe bëjmë politikë bërjen në Luginë të Preshevës, u shpreh Isufi, shkruan Titulli.com.

Shukri Ymeri, kryetar i organit ekzekutiv në Këshillin Kombëtarë Shqipëtar theksoi se është një ditë e veçantë ku flamuri kombëtarë shqiptarë në shumë vende të botës valëvitet lirshëm kurse këtu tek ne ende jo.

“Këshilli Kombëtarë Shqiptarë dhe të gjitha institucionet janë angazhuar edhe në kaluarën edhe tani por edhe në të ardhmen do të angazhohen që ky flamur një ditë të valoj lirshëm. Sot festojmë dhe kremtojmë 28 Nëntorin por njëkohësisht dhe protestojmë”, deklaroi Ymeri.

Gjatë këtij aktiviteti mungonte prezenca e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Junuz Musliu i cili po përballet me probleme shëndetësore dhe gjendet për trajtimin mjekësorë në Turqi.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE