DYLON

Bujanoc: Shpalosja e flamurit të Kosovës risia e aktivitetit

Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar festivali balkanik me shoqëri nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Bujanoci i cili është zhvilluar në objektin e shtëpisë së kulturës dhe janë bërë prezantime rrugës së qytetit. “Festivali i parë Ballkanik I Folklorit “Jehona” mbaroj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ju jemi mirënjohës të gjitha ansambleve që na nderuan me programet e tyre”, kanë vlerësuar përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturore “Jehona” nga Tërnoci.

Ata kanë falënderuar edhe profesorit Dilaver Kryeziu duek shpresuar që edhe viteve tjera të valojnë flamujt e shteteve të Ballkanit në Bujanoc.

EkoHigjiena

Pjesëmarrës në këtë festival ishin Ansambli “Zëri i Kosovës”, Fushë Kosovë, Ansambli “Bajram Shabani” Kumanovë, Ansambli “Gjilani” Gjilan , SHKA “Soko”- Bujanoc, SHKA “Presheva Jehon” Preshevë dhe organizatorët SH.K.A. “Jehona” ,Tërnoc, shkruan Titulli.com.

Sipas vizitorëve ajo që kishte vëmendje gjatë festivalit ishte shpalosja e flamurit të Kosovës pranë shtëpisë së kulturës, që ishte hera e parë një rast i këtillë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.