Ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë së Repubikës së Serbisë, Mladen Sarçeviq i shoqëruar me bashkëpuntorë zhvilloi takim pune me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, shkruan Titulli.com.
Ai është pritur ne zyrën e kryetarit të komunës i cili u njoftua për gjendjen në arsimin në komunën e Bujanocit.
“Temë e diskutimit dhe prioritet e paraqitura në takim në mes tjerash ishte marrja e licencave për arsimtarë, funksionimi i shkollave në përgjithësi, Paralelja e fakultetit ekonomik dhe tekstet shkollore për arsimin shqip”, ka thënë Kamberi./Titulli.com/