DYLON

Bujanoc, aksident fatal

Avatar photo Redaksia

Në një aksident të rëndë komunikacioni i cili ndodhi të martën rreth orës 22:20, në fshatin Spançevc të komunës së Bujanocit, jetën e ka humbur Nebojsha Ristiq (41), derisa Dragan Illiq (52) ka marrë lëndime të rënda trupore. Dy të përfshirit në aksident janë nga rrethina e Bujanocit, njoftoi policia.

“Deri tek aksidenti erdhi kur Ristiq duke drejtuar traktorin e markës “IMT 539”, në rrugën lokale nga drejtimi i fshatit Klenikë për në Spançevc të komunës së Bujanocit, ka dalë nga rruga dhe me këtë rast si rezultat i plagëve të marra ka vdekur në vendngjarje. Illiq i  cili gjithashtu gjendej në traktorë, kë pasuar lëndime trupore”, tha të mërkurën Dragan Stamenkoviq, zëdhënës i policisë në Vranjë, transmeton OK radio.

EkoHigjiena

Ndihma mjekësore Dragan Illiqit i është dhënë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, nga edhe është dërguar në Qendrën shëndetësore në Vranjë.

Vëzhgimin në vendin e aksidentit e ka kryer zëvendës prokurori i Prokurorisë Themelore publike në Vranjë si dhe zyrtarët policor./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.