DYLON

Bujanoc: Akademi përkujtimore dhe aktivitet tjera përcjellëse për Jonuz Musliun (agjenda)

Bujanoc: Akademi përkujtimore dhe aktivitet tjera përcjellëse për Jonuz Musliun (agjenda)
Avatar photo Redaksia

Me rastin e dyvjetorit të vdekjes së liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu organizohet akademi përkujtimore dhe aktivitet tjera përcjellëse në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

Aktivitetet fillojnë më 18 janar me vendosjen e gurëthemelit të pllakës përkujtimore në vendlindjen e tij ndërsa përfundojnë më 20 janar me akademinë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc.

Këshilli organizativ ftonë për pjesëmarrje ndërsa organizimi mbështetet nga komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.

EkoHigjiena

Jonuz Musliu, në kohën e vdekjes ishtë në pozitën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetarit të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit.

I ndjeri Musliu ishte kryetar i kuvendit të komunës së Bujanocit, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe mbrojtës politik i të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe njëri nga të vetmit që në vazhdimësi përsëriste qëndrimin se duam bashkim me Kosovën.

Jonuz Musliu, ish i burgosur politik dhe veprimtar në fillim rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas luftës ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ndërsa ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe ka drejtuar Këshillin Politik të UÇPMB-së , një formacion ushtarak i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në këtë rajon.

Burimi: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.