DYLON

Bujamin Xhemaili edhe më lartë, kalon tek Dinamo

Avatar photo Redaksia

Golgeteri njëzet vjeçar Bujamin Xhemaili nga Bilaçi i komunës së Bujanocit karrierën e tij profesioniste në futboll do ta vazhdojë në klubin Dinamo të Vranjës. Xhemaili sezonin e kaluara ishte pjesë e klubit futbollistik BSK nga Bujanoci që luante në rrethin e Nishit. Tani pas interesimit edhe arritjes së kontratës me KF Dinamo-n, ai me këtë klub do të jetë një ligë më lart, “Srpska liga”.

Ky sulmues i papërmbajtshëm dhe shumë i rrezikshëm në zonën kundërshtare, mbahet mend për golgeter duke arritur të shënojë euro gola, ndërsa nuk harrohen pesë golat e tij në ndeshjen kundër Pukovcit.

EkoHigjiena

“Jam i kënaqur me kontratën e arritur, ndërsa nesër (të hënën) do të shkojmë për përgatitje në Vrnjaçka Banjë”, i tha Titullit futbollisti Bujamin Xhemaili, i cili njëherit theksoi se kontrata me klubin nga komuna fqinje është arritur për një sezon.

Me transferimin e ri, klubi futbollistik Dinamo nga Vranja në mesin e saj do të ketë pesë sulmues./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.