Buja: Jap dorëheqje nëse kërkohet

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka thënë se këtë javë funksionalizohet Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, i cili më pas do ta caktojë një ushtrues detyre të rektorit. Ai ka treguar se ky do të jetë këshill i përkohshëm deri në veprimet e tjera të mëtutjeshme në universitet.

Ministrit Buja nuk i kanë bërë përshtypje adresat nga kanë ardhur kërkesat e fundit për dorëheqjen e tij. Ai ka thënë se nëse do të bëhej një analizë se kush është fajtori do të jepte dorëheqje pa asnjë problem.

“Nëse dorëheqja ime shkon për të mirë të rrjedhave të ngjarjeve që kanë ndodhur në universitet unë do ta bëj pa pikë problemi dhe ngarkese. Por, në një gjë duhet të jemi të qartë, për të cilën duhet ta analizojmë mirë, nëse është adresa e saktë tek unë apo nuk është. Përndryshe, ky është problem i vogël”, ka thënë Buja në një intervistë për “Epokën e re”.

KOMENTE