/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur me 20 Nëntor 2016 rreth orës 22:10 në rrugën Magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Budrikë e Epërme. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet e trafikut rajonal iu kanë përgjigj rastit me urgjencë.
Sipas tij, nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur, atëherë kur automjet i pasagjereve “Renault Clio”, me targa Austriake WY, drejtuar nga vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës, duke lëvizur në relacionin Ferizaj-Gjilan, me të arritur afër fshatit Budrikë e Epërme,e humb kontrollin mbi automjetin kalon në shiritin e kundërt të drejtimit të lëvizjes, godet direkt automjetin e pasagjereve “Mitsubishi”, me targa vendore 06, drejtuar nga vozitësi po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovë i cili ishte duke lëvizur nga ana e kundërt, Automjet i pasagjereve “Renault Clio” godet edhe Automjet “Audi A4”, me targa RP, drejtuar nga vozitësi Serb Shtetas i Kosovës i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Ferizajt.
“Si pasojë e plagëve të pësuara në aksident pa shenja jete arrin ne Qendrën Emergjente pasagjeri i Automjetit “Renault Clio” I. A. (1962). Lëndime trupore marrin edhe katër pasagjer të veturave të përfshira në aksident, ku dy ndalen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjersa dy tjerë, për shkak të natyrës së rëndë të plagëve për trajtim të mëtejmë dërgohen në QKUK në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka prezantuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për Autopsi. Rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident i rëndë po hetohen nga ana e Hetuesve të Trafikut Rajonal. /2L ONLINE/
fotoilustruese