DYLON

BSPK e zhgënjyer me deklaratën e kryeministrit Mustafa

Avatar photo Redaksia

BSPK ndjehet e zhgënjyer me deklaratën e kryeministrit të porsazgjedhur të Kosovës, Isa Mustafa se ngritja e pagave prej 25 për qind nuk do të ndodhë.

Në një njoftim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), thuhet se pas shqyrtimit të deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se në vitin e ardhshëm nuk do të ndodhë ngritja e premtuar e pagave për shërbyesit civilë ndjehen të zhgënjyer.

EkoHigjiena

“Ndonëse nga shërbyesit civilë të Kosovës pritej me padurim ngritja e pagave për vitin e ardhshëm prej 25 % që ishte premtuar nga ish Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tani zëvendëskryeministër, BSPK ndjehet e zhgënjyer me deklaratën e kryeministrit të porsazgjedhur të Kosovës, Isa Mustafa se kjo ngritje nuk do të ndodhë”.

BSPK konsideron se mos respektimi i premtimit për ngritjen e pagave për shërbyesit civilë është një shpërfillje eklatante ndaj kësaj kategorie punëtorësh.

Nëse nuk do të respektohet premtimi i dhënë, atëherë BSPK do t’i shqyrtoj edhe variantet e lejueshme të veprimit sindikal për realizimin e të drejtave që u përkasin.