DYLON

Bryant: Edhe Obama do të mund të luante për Lakers

Avatar photo Redaksia

Kobe Brayant i cili në këtë edicion po e vëzhgon nga pozita e një tifozi rënien e formës së LA Lakers, e ka ‘thumbuar’ skuadrën e tij, e cila po pëson humbje të njëpasnjëshme.

Në fakt, në pyetjen konkrete nëse presidenti i SHBA-së, Barack Obama do të mund të luante për skuadrën e tanishme të Lakers, Bryant është përgjigjur: “Po, më të vërtet do të mundej. Kur e them këtë nuk e nënçmoj ekipin aktual, por kjo më shumë është shenjë respekti për talentin e basketbollit që e ka presidenti”, ka theksuar Bryant, i cili po qëndron jashtë fushës për shkak të lëndimit. Lakers aktualisht janë në pozitën e parafundit në Konferencën Perëndimore, me 22 fitore e 45 humbje.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.